Posta Shqiptare zyra të reja për pakot. Hiqen radhët, shërbim cilësor dhe i shpejt për qytetarët.

Posta Shqiptare zyra të reja për pakot. Hiqen radhët, shërbim cilësor dhe i shpejt për qytetarët.

Ardit Çela Zyra e Re.02.07.2014

Posta Shqiptare ka inauguruar ditën e sotme hapjen e ambienteve të reja ku qytetarët mund të tërheqin pakot e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Ardit Çela, u shpreh se Posta Shqiptare me këtë hap ka zgjidhur njëherë e mirë problemin e radhëve që hasnin qytetarët e Tiranës gjatë procesit të marrjes së pakove.

Ai theksoi se ky është një angazhim i mbajtur që lehtëson shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe se procesi i reformimit të Postës Shqiptare do të vazhdoj edhe më tej në të gjitha shërbimet.

“Ambienti është zgjedhur në qendër të Tiranës dhe përshkohet nga tri linja të transportit urban, në mënyrë që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimin e ofruar. Është një investim serioz i cili zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e radhëve të gjatë e lodhjes së mundimshme me të cilin duhet të përballeshin qytetarët në momentin që paraqiteshin për të tërhequr pakot e tyre.

Ambienti i ri përmban 9 sportele, dhe veprimet mund të kryehen 6 ditë të javës prej orës 07:30 deri në 20:00.

Tashmë qytetarët paraqiten pranë sportelit dhe paraqesin të dhënat përkatëse. Të dhënat transmetohen në pjesën e magazinës nëpërmjet sistemit të ri që kemi implementuar.

Ndërkohë që në sportel ndodh shkëmbimi i informacionit, qytetari merr sërish pakon e tij brenda një procesi që nuk zgjat më shumë se 3-4 minuta. Ky është një angazhim i mbajtur. Është një premtim i mbajtur.

Do të vazhdojmë me të njëjtin vullnet dhe përkushtim, të reformojmë e të përmirësojmë të gjitha shërbimet që ofrohen pranë Postës Shqiptare. Do të vazhdojmë të shtojmë edhe më tej shërbime të reja për qytetarët.” – u shpreh z. Çela

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Ardit Çela.

Ju falënderoj që vizituat sot ambientet e reja të Postës Shqiptare, të krijuar enkas për lë lehtësuar qytetarët në procesin e marrjes së kolive dhe të paketave.

Ambienti është zgjedhur në qëndër të Tiranës dhe përshkohet nga tri linja të transportit urban, në mënyrë që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimin e ofruar.

Është një investim serioz i cili zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e radhëve të gjatë e lodhjes së mundimshme me të cilin duhet të përballeshin qytetarët në momentin që paraqiteshin për të tërhequr pakot e tyre.

Ambienti i ri përmban 9 sportele, dhe veprimet mund të kryhen 6 ditë të javës prej orës 07:30 deri në 20:00.

Tashmë qytetarët paraqiten pranë sportelit dhe paraqesin të dhënat përkatëse.

Të dhënat transmetohen në pjesën e magazinës nëpërmjet sistemit të ri që kemi implementuar.

Ndërkohë që në sportel ndodh shkëmbimi i informacionit, qytetari merr sërish pakon e tij brenda një procesi që nuk zgjat më shumë se 3-4 minuta.

Ky është një angazhim i mbajtur. Është një premtim i mbajtur.

Do të vazhdojmë me të njëjtin vullnet dhe përkushtim, të reformojmë e të përmirësojmë të gjitha shërbimet që ofrohen pranë Postës Shqiptare. Do të vazhdojmë të shtojmë edhe më tej shërbime të reja për qytetarët.