Deklaratë për mediat e NënKryetarit të Lëvizjes Socialiste përIntegrim, z. Ylli Manjani

Deklaratë për mediat e NënKryetarit të Lëvizjes Socialiste përIntegrim, z. Ylli Manjani

YlliManjani10.07.2014

“Është një situatë e papranueshme, krejtësisht e patolerueshme ajo që ndodh, ka ndodhur për fatin e keq në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Totalisht jashtë çdo standardi qeverisë normal që një institucion kushtetues në vendqë të rreshtohet pro reformës, në vend që të rreshtohet kundër korrupsionit,në vend që të rreshtohet në favor të profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimit bën të kundërtën.

Sot pa frikë mund ta themi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është 100 % i rreshtuar në favor të korrupsionit në gjyqësor, është i rreshtuar një favor të paaftësisë që drejton sot gjykatat shqiptare, është në një kurs të theksuaranti-reformë, që shkon ndesh krejtësisht, jo thjesht më me perceptimin, porme një realitet politik dhe përfaqësues që ekziston në Shqipëri.

 

Shumica dërrmuese e shqiptarëve, e përdor apo nuk e përdor sistemin gjyqësor nuk ka fare rëndësi, është e bindur se sistemi gjyqësor është krejtësisht jashtëçdo lloj funksionimi normal dhe ky është shqetësim.

Dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që duhet të ishte qeveria e gjyqësorit duhet të ishte nëavangardën e reformave, ky këshill fatkeqësisht për arsye të dukshme tërreshtimit politik bën atë që bëri edhe me vendimet e refuzimit, jo thjeshtsepse ishin propozime të Ministrit të Drejtësisë, se nuk është kjo më e rëndësishmja.

Kushdo të ishte ministër do të bënte të njëjtat propozime, porkëtu është fjala për të rreshtuar një institucion kushtetues jo brenda misionitkushtetues, por me një mision me një kurs krejt tjetër. Është një kurs i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Këshilli i lartë i sotëm i Drejtësisë nuk i përfaqëson dot as gjykatësit shqiptarë, ta harrojnë ata që janë përfaqësues apo mbrojtës të gjykatësve shqiptarë aq më tepër të pavarësisë së gjyqësorit.

E papranueshme,skandaloze ishte deklarata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas mbledhjes gjoja me demek në emër të pavarësimit të gjyqtarëve, ata i japin legjimitetit vetes që të mbrojnë korrupsionin. Është e papranueshme, e patolerueshme.

Kjo nuk është erë shtet, kjo është erë e diçkaje tjetër. Ky Këshill i Lartë iDrejtësisë nuk mund t’i përfaqësojë gjyqtarët e ndershëm të këtij vendi.

Njerëz që punojnë jo pa mund e sakrifica, profesionalist shumë korrekt, nuk ipërfaqëson dot ky Këshill i lartë i Drejtësisë.
E ka të pamundur t’i përfaqësojë.