02 Mar Në Kongresin e Evropianeve Socialistë në Romë, LSI përfaqësohet nga Sekretari Ndërkombëtar Ralf Gjoni
Kongresi i PES në Romë konfirmon kandidaturën e Martin Schulz për President të Komisionit Evropian.
Partia e Evropianëve Socialistë (PES) mblodhi këtë fundjavë Kongresin Elektoral në Romë, me pjesëmarrjen e liderëve të majtë dhe përfaqësuesve të partive social-demokrate evropiane, midis të cileve ishin Kryeministri i ri i Italise Matteo Renzi, Kryeministri i Francës Jean Marc Ayrault, Kancelari i Austrisë Werner Faymann, Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, si dhe kryetarë e përfaqësues të tjerë të partive social-demokrate nga e gjithë Evropa.