Ducka : Ftoi kompanitë ndërkombëtare dhe Turke te interesuara per Shqipërinë, te vijnë dhe te investojnë ne ne vendin tone

Ducka : Ftoi kompanitë ndërkombëtare dhe Turke te interesuara per Shqipërinë, te vijnë dhe te investojnë ne ne vendin tone

DorianDucka09.04.2014

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Dorian Ducka mori pjese ne Forumin Ndërkombëtar te Naftës dhe Gazit qe është duke u zhvilluar ne Ankara te Turqisë.

Z. Ducka referoi ne hapjen e ketij forumi te rendesishem ndërkombëtar se bashku me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore te Turqise Z.Taner Yildiz si dhe me Ministrin e Naftes se Irakut Abdul Karim Luaibi.

Z.Ducka ne emër te qeverise shqiptare shpalosi vizionin qe ka Shqipëria për tu shndërruar ne një aktor kryesor ne prodhimin e naftës ne Evrope, si dhe te shndërrohet ne nje nyje kyçe per energjinë ne rajon, ku roli i Shqipërisë ne sigurinë e Energjisë se Evropës nëpërmjet Projektit TAP dhe IAP jane thelbesore sidomos duke marre parasysh zhvillimet e fundit ne Ukraine.

Z.Ducka theksoi rendësin e rolit qe Shqipëria ka si kontibues dhe faktor pozitiv ne diplomacine energjetike ne rajon, qe do te kontrioje direkt ne rritjen ekonomike te Shqiperise dhe Rajonit te Ballkanit Perëndimor.

Z. Ducka i ftoi kompanitë ndërkombëtare dhe Turke pjesëmarrëse ne forum dhe te interesuara per Shqipërinë, te vijnë dhe te investojnë ne Shqipëri, pasi Qeveria do te jete Partner ne suksesin e tyre.

Gjate vizites Zv.min Ducka takoi Ministrin e Energjise se Turqise Z.Taner Yildiz ku diskutuan mbi bashkepunimin dhe rolin e perbashket qe Shqiperia dhe Turqia kane per ecurine dhe suksesin e Korridorit Jugor te gazit.

Z.Ducka u ftua dhe nje dreke pune nga Zv.Ministri Murat Mercan, ku u diskutuan ndihma dhe eksperienca qe Ministria e Energjise se Turqise mund te jap per Shqiperine.

Z.ducka e ftoi homologun z.Mercan per nje vizite ne Tirane, i cili e pranoi dhe se do vije me nje delegacion biznesi qe operojne ne fushat e Energjise dhe Burimeve Natyrore, per te eksploruar mundesite per investim ne keto sektore ne Shqiperi.