Fjala e deputetes së LSI-së, znj. Monika KRYEMADHI

Fjala e deputetes së LSI-së, znj. Monika KRYEMADHI

MonikaKryemadhi10.04.2014

Te nderuar zonja dhe zotërinj deputetë

Shqyrtimi i projektligjit per transportin qytetas, eshtë një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e problmatikave prezente që ka shfaqur ky shërbim gjatë kësaj periudhe.

Shërbimi i tansportit qytetas (urban) të udhëtarëve, në vendin tonë, ushtron veprimtarinë e tij prej 11 vitesh, në disa qytete kryesore si; Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Korcë.

Ky shërbim organizohet kryesisht, nga subjekte private, të licensuara nga Bashkitë përkatëse, por edhe me bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe ndërmarrjeve të Bashkisë.

Numri më i madh i shoqërive private të transportit urban qytetas operon në qytetin e Tiranës.

Në Tiranë ushtrojnë funksion 7 kompani, të cilat të marra sëbashku zotërojnë 178 autobuzë dhe kanë të punësuar rreth 1000 punonjës .

Këto Kompani kanë një inpakt të konsiderueshëm edhe në buxhetin e shtetit , ku mesatarisht derdhin cdo muaj ; rreth 7-8 milion lekë të reja TVSH, 10-12 milion lekë të reja kontribute për sigurime shoqëore&shëndetsore, 1 milion lekë të reja tatim mbi fitimin dhe shumë detyrime të tjera në perfitim të buxhetit të shtetit.

Burimi kryesor i këtyre të ardhurave realizohet nëpërmjet tarifave që paguajnë udhëtarët për këtë shërbim.

Një tjetër fakt i rëndësishëm i cili vihet re dukshëm në qytetin e Tiranës është rritja e cilësisë së udhëtimit me mjete të reja të standartit Europian, duke i ofruar qytetarëve kushte udhëtimi komode dhe të sigurta.

Unë do ti përgëzoja këto kompani të cilat me cilësinë e mjeteve ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës të cdo udhëtari.

Gjithashtu, do të sygjeroja që mjete të reja të sigurta me standart të lartë komoditeti të mundësohen edhe në Bashki të tjera të vendit, por edhe për linjat ndërqytetase. Kjo, për një arsye të thjeshtë : Ky shërbim nuk duhet të organizohet me dy standarte, sepse kjo pabarazi shërbimesh sjell diskriminim për qytetarët por edhe mbi shoqëritë që ushtrojnë këtë aktivititet, sepse për të njëjtin shërbim, kompanitë që ushtrojnë aktivitet në kryeqytet, kanë kryer investime të larta dhe operojnë me kushte të njënjta si ato kompani të cilat nuk kanë kryer investime.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se kompanitë e kryeqytetit luajnë një rol të rëndësishëm në punësim, në rritjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit, në rritjen e cilësisë së udhëtimit. Për këto arsye këto kompani kërkojnë një vëmëndje të madhe nga të gjithë ne.

Në Komisionin e transportit ku unë jam anëtare, jemi ballafaquar me grupet e interesit të pranishëm në seancë.Ata paraqitën një situatë financiare problematike e cila ka ardhur si pasojë e nivelit të lartë të investimeve, informalitetit dhe rritjes së cmimit të naftës.

Nuk duhet të harrojmë se problematikat financiaretë këtyre kompanive nuk dëmtojnë vetëm shoqëritë e transportiti ato do të sjellin pasoja të drejtëpërdrejta si në punësim ashtu edhe në buxhet, prandaj shpresoj që me hartimin e këtij projektligji të mund të lehtësojmë sa më shumë situatën e kompanive të transportit.

Unë mendoj se ky projekt ligj është hapi i parë drejt lehtësimit të këtyre problematikave , bazuar në vlerësimin se : E drejta për të kërkuar lehtësira është e lidhur ngushtësisht me detyriminin për realizimin e standartit .

Ky projektligj, lehtëson ndjeshëm procedurën e rritjes së tarifës së udhëtimit. Nëse më parë, për të realizuar një gjë të tillë bashkrendonin punën Bashkia, Ministria e Transportit, Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave.

Me këtë projektligj, procedura e ndryshimit të tarifës së udhëtimit iniciohet nga Bashkia, dhe miratohet nga Këshilli Bashkiak.

Përcaktimi i masës së subvencionit për shtresat që përfitojnë udhëtim falas është një tjetër element pozitiv i këtij projektligji. Prej një periudhe shumë të gjatë këto kompani nuk e kanë marrë masën e subvencionit për subjektet që udhëtojnë falas.

Ky fakt ka ndikuar negativisht në financat e kompanisë. Në një shoqëri konsumi, duhet të ndertohen marrdhënie të qarta : Cilido (privat) që ofron një shërbim paguhet nga përfituesi i shërbimit, nese shteti do te privilegjoje ose te ndihmoje nje kategori te caktuar udhetaresh, qofte edhe si detyrim ligjor, atehere ai duhet t’ia kompensoje shpenzimet qe ai kreu per te perfituar ate sherbim (urban) te cilin ligji ja nje “falas”.

Në lidhje me këtë pikë unë do të sygjeroja se: Në hartimin e VKM-së për caktimin kushteve dhe procedurave për zbatimin e këtij ligji, të parashikohej se: Masa e subvencionit për kategoritë që udhëtojnë falas sipas ligjit, tu jepet drejtpërdrejtë përfituesve.

Kështu, eleminojmë informalitetin dhe sigurohemi që cdo qindarkë shkon dhe përdoret në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga përfituesi i subvencionit .

FALEMINDERIT