01 Dec Endrit Braimllari: LANÇ, vepër e mijëra të rinjve të rejave shqiptare që luftuan për vlerat evropiane
Lëvizja Rinore për Integrim, fushatë informuese me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut
Endrit Braimllari: LANÇ, vepër e mijëra të rinjve të rejave shqiptare që luftuan për vlerat evropiane
Në kuadër të aktiviteteve për 70-Vjetorit e Çlirimit të Atdheut, Lëvizja Rinore për Integrim ka ndërmarrë sot një nismë informuese në të gjithë Tiranën. LRI ka vendosur stenda në pika të ndryshme të kryeqytetit, ku të rinj të këtij forumi kanë shpërndarë fletëpalosje me informacion mbi aktivitetin dhe kontributin e rinisë shqiptare në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.