Vasili : Ref. Administrative,ngërçet e të shkuarës s’duhet të mbajnë peng të ardhmen e vendit

Vasili : Ref. Administrative,ngërçet e të shkuarës s’duhet të mbajnë peng të ardhmen e vendit

PetritVasili31.03.2014

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Vasili : Ref. Administrative,ngërçet e të shkuarës s’duhet të mbajnë peng të ardhmen e vendit

Vasili: Reforma është një instrument modernizimi për vendin dhe shtysë për një zhvillim të integruar e të qëndrueshëm për të ardhmen e vendit

 

Vasili: Çështja e AMA-s, LSI-ja do të mbështesë të gjithë veprimtarinë ligjore që e bën institucionin funksional

Jemi në këtë komunikim së bashku pikërisht për atë element, atë çështje të rëndësishme dhe madhore të politikës shqiptare, që lidhet me Reformën administrative-territoriale.

Kjo reformë zhvillohet në një moment ku pjesë të tëra, siç dihet të popullsisë së vendit, kanë mbetur për hir të copëzimit dhe të ndarjes së madhe tërësisht jashtë rrugëve të zhvillimit dhe pjesë të tëra të qeverisjes vendore në vendin tonë kanë mbetur pa kushte për të thithur, projektuar dhe dhënë dimensione zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunitetet ku ata kanë marrë mandatin për të qeverisur.

Reforma e re administrative, e cila është dhe kryefjala e politikës shqiptare në këto kohë, hedh themelet e një platforme të re të zhvillimit ndryshe, të administrimit ndryshe të tërë shtetit shqiptar, në një mënyrë më kapilare të mundshme, duke transformuar shtetin dhe qasjen e tij në të gjithë nivelet e qeverisjes në përputhje dhe me mjaft transformime, që kanë ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit, të cilat nuk kanë gjetur asnjë lloj reflektimi në qeverisjes vendore, duke e mbajtur atë shumë larg niveleve bashkëkohore dhe duke e projektuar gjithmonë atë drejt një prapambetjeje gjithmonë e më të thellë dhe më të theksuar.

Kjo reformë, siç dihet nga të gjithë, dhe është vendi për ta ripërsëritur dhe për ta rimarrë si temë, është një çështje ku parimisht dakordësia ka qenë bashkëndarë nga të gjithë, dhe kur është demonstruar nga të gjithë palët, kohë pas kohe, ashtu sikurse mazhorancat kanë ndryshuar vendet e tyre, për dakordësinë e plotë për nevojat dhe për domosdoshmërinë e saj të padiskutuar.

Por në kohën e sotme, në këtë moment të veçantë në të cilën ndodhet integrimi evropian i vendit, pa asnjë tepri, kjo mund të konsiderohet një kryereformë, të cilës as nuk mund t’i shmangemi dhe as nuk mund ta shtyjmë dot më në kohë.
Synimi i mazhorancës në përgjithësi, por edhe mendimi i palëkundur i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është që përmes një veprimi përfshirës, të të gjithë aktorëve që ndodhen në proces, të ecim shpejt dhe ta përmbyllim këtë reformë me kualitetin e duhur, por dhe në kohën e duhur.

Dhe pikërisht nisur nga një ide e tillë, pra nga ky interes madhor, të gjithë së bashku dhe ne si pjesë e këtij procesi të rëndësishëm politik si Lëvizje Socialiste për Integrim, jemi të hapur për çdo ide, sugjerim, kontribut i cili vjen në çdo nivel, në nivel parlamentar, në nivel politik, në nivel komunitar apo të shoqërisë civile.

Është fare e qartë dhe kjo është sqaruar që në krye të herës që kjo reformë nuk lidhet me asnjë interes partiak në favor të një pale kundra palës tjetër, pasi kjo reformë është në themel një instrument modernizimi për vendin dhe shtysë për një zhvillim të integruar të tij e të qëndrueshëm për të ardhmen e tij.

Reforma është jetike dhe kjo duhet bërë e qartë nga të gjithë, sepse shpeshherë, ajo trajtohet si një çështje ndarje territori apo ripozicionimi të popullsisë. Është krejtësisht një gjë tjetër.

Është pikërisht një mënyrë e re e administrimit të vendit për një shfrytëzim racional të burimeve natyrore të vendit, për mbrojtjen e tokës, të ujit të pijshëm, të plazheve dhe të pasurisë turistike mjaft të madhe të vendit tonë, për trashëgiminë kulturore e cila shpeshherë është plaçkitur dhe dëmtuar në mënyrë çnjerëzore, për modernizimin e sistemeve të furnizimit me ujë.

Gjithashtu, për mjaft shërbime të tjera në arsim dhe në shëndetësi, të cilat në këtë mënyrë mund të racionalizohen më mirë dhe të jenë shumë më efektive.

Gjithashtu, i japin mundësi dhe për një zhvillim urban e të planifikuar shumë më të qëndrueshëm se më parë, i cili hedh tej abuzivizmin edhe në ndërtim, i cili ka qenë një nga plagët më madhore me të cilat mazhoranca e re po përballet në vijë të parë.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet veprimin e filluar në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë të veçantë nga Ministri Çuçi, i cili po merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë reformë dhe së bashku me të gjithë aktorët e tjerë, për komunikimin e drejtpërdrejtë dhe intensiv me drejtuesit e komuniteteve lokale, dëgjimin e vëmendshme të gjitha preokupacioneve dhe ideve të tyre, por dhe të gjithë aktorëve të tjerë të shoqërisë civile.

Por në mënyrë të veçantë të aktorëve të tjerë dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët kanë ofruar dhe ofrojnë një ekspertizë të gjerë dhe ezauruese për këtë çështje.

Pikërisht, në këtë moment është vendi të theksohet dhe këtu do të doja të ndalesha, që çdo vetëpërjashtim, është kundër interesave të shqiptarëve në mënyrë të qartë, ndonëse në fund të fundit, ne duhet ta pranojmë që kjo është një zgjedhje e kujtdo që zgjedh të sillet në këtë mënyrë.

Por sjella e tij nuk rezonon aspak me kërkesat pikërisht të shqiptarëve për progres dhe për zhvillim e përparim ekonomik.

Lidhja e kësaj reforme, është vendi përsëri ta ritheksoj, me interesa të vogla fiktive politike dhe veçanërisht elektorale, është qasja më e gabuar dhe dritëshkurtër dhe sigurisht tepër e dëmshme pasi verdikti elektoral në kohën dhe momentin e duhur të përcaktuar nga Kushtetuta, do ta japin vetë shqiptarët, dhe nuk do ta japin aspak as bojkotet alogjike që s’kanë aspak lidhje me integrimin evropian, por vetëm bëjnë një mision të gabuar, që është ruajtja e “status quo-së”, e prapambetjes dhe anakronizmit të organizimit të pushtetit vendor.

Një organizim i tillë, krejtësisht jo i zhdërvjellët dhe shumë problematik, i cili siç dihet dhe siç njihet edhe nga opinioni publik, por edhe nga mediat në tërësi, zemëron përditë qytetarët dhe vet të ardhmen e tyre.

Ndaj si konkluzion i këtij komunikimi me ju,ne nuk mundet më që komplekset dhe llogaritë politike, si dhe ngërçet e shumta të së shkuarës, të vazhdojnë dhe të mbajnë peng të ardhmen e vendit, i cila është projektuar qartazi në synimet dhe objektivat e tjera madhore e po kështu dhe shqiptarët bashkë me të.

Pyetje nga gazetarët
Cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë LSI-ja sa i përket çështjes së AMA-s? Është ngritur si shqetësim edhe nga faktori ndërkombëtar, ku OSBE i është drejtuar me një letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar shqetësim madhor ndërhyrjen në këtë institucion…

LSI-ja ka qenë dhe është pjesë e të gjithë veprimtarisë parlamentare në kuadrin e mazhorancës dhe, sigurisht në respekt të veprimtarisë së Parlamentit dhe komisionit parlamentar përkatës, duhet të mbështes të gjitha nismat të cilat çojnë në zgjidhjen, në zhbllokimin e situatës, por nuk do të ketë kurrë mbështetje dhe do të dekurajoj të gjitha nismat të cilët synojnë të mbajnë institucione, të cilat funksionojnë jo në përputhje të ligjit dhe me minoranca, të cilat përveçse mund të garantojnë
interesa klienteliste, nuk mund të garantojnë funksionimin e qartë në përputhje me ligjin dhe transparent të institucionit.
LSI-ja do të mbështesë të gjithë veprimtarinë ligjore që e bën institucionin funksional, sepse është shumë e qartë edhe për ju që jeni aktorë të drejtpërdrejtë të lidhur me këtë institucion. Sigurisht është shqetësim madhor që një institucion gjysmak dhe i vendosur në raport jo të qarta me ligjin vazhdon të funksionojë si i tillë. Çdo nismë e mazhorancës që do ta vërë në lëvizje zgjidhjen e problemit do të mbështetet nga LSI-ja.

A mund të ofrojë LSI-ja një garanci, që një produkt konsensual i dalë nga komisioni për reformën administratve-territoriale nuk do të ndryshohet gjatë seancës parlamentare? Po flas për një nga kërkesat e bëra nga opozita në lidhje me këtë çështje…

Opozitës shqiptare, krejtësisht me transparencë dhe me ndershmëri të madhe politike, i është ofruar një barazi e plotë, e cila nuk përkon fare me rezultatet elektorale që ajo ka realizuar në praktikë dhje kjo mundësi i është dhënë që ajo ta përdorë. Deri tani rezulton që opozita ka zgjedhur të bojkotojë pa logjikë, pa arsye dhe ka vendosur të flasë vetëm me gjuhën e interesave të saj elektorale dhe jo me gjuhën e interesave të vendit. Dhe në këtë pikë qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë është: kemi një komision të ndarë në mes dhe me një bashkëpërgjegjësi të plotë dhe me të drejtën e vetos dhe të opozitës.

Opozita është e ftuar ta përdorë këtë mundësi të madhe që rrallë mund të ofrohet në politikë, por vetëm një mazhorancës mendjehapur si kjo e tanishmja mund t’ia ofronte. Sepse në asnjë rast tjetër nuk mund të kishte qenë edhe një zgjidhje që shkonte përtej asaj që ishte logjika elektorale e gjërave. Por ne vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë se konsensusit i duhet bërë shërbim, ndaj edhe zgjidhja jonë ka qenë për të ndarë një komision me tetë anëtarë nga dy krahët dhe me të drejtën e vetos.

Përpara se të ecim në hapat e mëtejshëm kemi përpara një mundësi të madhe konsensusi e cila ende nuk është përdorur, është bojkotuar dhe nuk është përdorur nga opozita si pasojë e një pafundësie kompleksesh dhe e një sforcoje për të mos u shkëputur nga 23 qershori.

Gjithmonë kompleksi i madh i 23 qershorit reflekton edhe në rastet kur në tavolinë opozitës i vihet mundësia politike, të cilën nuk e ka merituar ende me votën që ajo ka fituar më 23 qershor.