17 Feb Ilir Meta pritet ne Departamentin e Shtetit nga Zëvendës Ndihmes Sekretari i Shtetit Philip Reeker
Posted at 22:38h
in Archived Articles
” Ilir Meta pritet ne Departamentin e Shtetit nga Zëvendës Ndihmes Sekretari i Shtetit Philip Reeker
Gjate vizites se tij ne Washington DC Kryetari i LSI Ilir Meta u prit ne nje takim ne Departamentin e Shtetit nga Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit z. Philip Reeker.
Gjate takimit z. Meta dhe z. Reeker diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi perspektiven e axhendes se integrimit evropian dhe zhvillimeve ne rajon.
Z. Meta u shpreh se Shqiperia ngadalesoi axhenden e saj integruese ne dy vitet e fundit ne menyre te panevojsme dhe se kjo duhet te sherbeje si nje mesim per te ardhmen. Ne kete drejtim z. Meta vuri ne dukje permiresimin e klimes politike gjate muajve te fundit dhe theksoi rendesine e konkretizimit te shpejte te reformave ne perputhje edhe me Planin Kombetar te Veprimit te miratuar se fundmi.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit z. Reeker u shpreh se SHBA mbeshtet plotesisht permbushjen e 12 prioriteteve te Bashkimit Evropian dhe marrjen e statusit te kandidatit duke theksuar se fokusimi ne zbatimin e Planit per Veprim eshte i rendesishem per ecurine e integrimit evropian te Shqiperise.
Z. Meta dhe z. Reeker ndane te njejtin mendim se Shqiperia dhe rajoni kane perjetuar nje zhvillim te madh gjate 20 viteve te fundit. Forcimi i metejshem i bashkepunimit rajonal u vleresua si domosdoshmeri per konsolidimin e nje te ardhmeje te qendrueshme dhe te begate per te gjitha vendet. Ne kete drejtim u vleresua kontributi qe Shqiperia jep ne menyre te vazhdueshme ne sherbim te fqinjesise se mire dhe integrimit rajonal.
Z. Meta viziton Washingtonin per te marre pjese ne Forumin Ekonomik te Evropes Juglindore qe zhvillohet ne John Hopkins University.
0x323031322d30332d3237 AKTIVITETE 15:5)”