Lëvizja Rinore për Integrim organizon aktivitet në Tiranë për “Ditën e Verës”

Lëvizja Rinore për Integrim organizon aktivitet në Tiranë për “Ditën e Verës”

” Lëvizja Rinore për Integrim organizon aktivitet në Tiranë për “Ditën e Verës”

Lëvizja Rinore për Integrim ashtu si dhe herë të tjera i është bashkuar sot festimeve të zhvilluar në të gjithë Shqipërinë  me rastin e “Ditën së Verës’”.  Me këtë nisëm të rinjtë e LRI-së së Kryeqytetit kanë organizuar një ambient festive për të gjithë ata që preferuan që të festonin sot në Tiranë. 

Duke i ardhur në ndihmë dhe dekorit të organizuar nga Bashkia e Tiranë Lëvizja Rinore për Integrim në afërsi të “Parkut Rinia”ka vendosur një çadër ku u  organizuan aktivitete për të gjitha moshat  si lojëra muzikë  “face paintining” për fëmijë  kërcime etje.

Pjesë e këtyre festimeve u bë dhe Monika Kryemadhi e cila ju bashkua të rinjve të LRI-së që ishin të pranishëm në këtë çadër  ku dhe ka shkëmbyer përshëndetje  dhe iu ka uruar "Ditën e Verës" qindrave të tjerë që preferuar të ndanin këto moment festive në çadrën e LRI-së.

Duke i uruar të gjithëve të pranishmëve urimet më të ngrohta për këtë “Ditë Vere” Monika Kryemadhi u shpreh se- “ Sot është një ditë kur takohen të gjithë. Është një ditë kur të gjithë ata që duan progresin mblidhen dhe festojnë së bashku për të simbolizuar rilindjen përtëritjen dhe angazhimin për një jetë dhe Shqipëri më të mirë.

 

0x323031322d30332d3134 AKTIVITETE IMG_0066.jpg 18:42)”