17 Feb Meta:Shqipëria europiane ka nevojë për kontributin e grave dhe vajzave
” Meta:Shqipëria europiane ka nevojë për kontributin e grave dhe vajzave
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Tiranës. Koncepti i LSI-së për peshën e gruas nuk është slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta por për interesin që LSI ka për rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri.
Ky ka qenë dhe premtimi i qindrave grave dhe vajzave të LGI-së së Kryeqytetit të cilat në një takim mjaft entuziast të zhvilluar tek Teatri i Operës dhe Baletit (TOB) u angazhuan për një ritëm të ri të strukturave të LGI-së.
600 delegate të zgjedhura nga strukturat e LGI-së në 11 njësi bashkiake po votojnë sot për të zgjedhur kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Kryeqytetit. Kandidaturat për këtë post janë ; Monika Kryemadhi dhe Eris Zaimi.
Fjala e kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Konventën e LGI Tiranë
Është kënaqësi e veçantë që të jem sot në këtë konventë të LGI-së së Kryeqytetit dhe t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të jashtëzakonshëm në të gjitha sfidat që LSI është paraqitur. LSI do të paraqitet para çdo sfide që do t’i dalë dhe do t’i fitojë ato sepse në themel të kësaj force politike qëndron ajo energji pozitive të cilën e ushqeni ju në radhë të parë me dashurinë tuaj me përkushtimin tuaj me sakrificat tuaja dhe kjo është energjia pozitive për të cilën ka nevojë Shqipëria për ët ecur përpara për tu afruar më shumë me BE-në. Për të ecur në këtë drejtim Shqipëria ka nevojë për dashurinë tuaj të nënave të grave të vajzave të LSI-së dhe të gjithë Shqipërisë dhe nuk ka nevojë për ligësinë e atyre politikanëve të cilët vetëm për arsye personale në vend që të kontribuojnë pozitivisht dhe të ndihmojnë vend të ecë përpara përpiqen të shtojnë pengesat dhe vështirësitë në një mënyrë të padrejtë për këtë vend.
Dua t’ju kërkoj të gjithave ju sot për të kujtuar atë debat të jashtëzakonshëm në një nga sfidat më të mëdha që ne kishim para 2 vitesh në përpjekjen tonë për të vënë dinjitetin dhe lirinë e merituar të qytetarëve shqiptarë për tu ndierë si qytetarë europianë pra për të rrëzuar murin e vizave 20 vite pas rrëzimit të murit të Berlinit. Ju e dini shumë mirë se çdo të thoshte dhe se çdo të thotë që t’i krijosh mundësinë një nëne që të ikë pa u rropatur për të nxjerrë një vizë në ambasadat e huaja për tu takuar me djalin e saj apo qoftë edhe për një vizitë mjekësore jashtë vendit.
Sa ishin ata të cilët jashtë Shqipërisë por për fat të keq edhe brenda nesh ishin të shqetësuar se po të hiqeshin vizat me qindra mijëra shqiptarë nuk do të ktheheshin më por do të kërkonin azil në Europë duke u përpjekur për të nxirë imazhin e vendit në mënyrë të padrejtë dhe duke un përpjekur për të gjetur aleatë ata të cilët janë të gatshëm për të ndëshkuar shqiptarët në mënyrë të padrejtë qoftë edhe në emër të parimeve evropiane. Pas më shumë se një viti që nga momenti kur të gjithë qytetarët e Shqipërisë fituan këtë të drejtë për të udhëtuar në vendet e hapësirës SHENGEN pa viza shqiptarët dhe shqiptaret treguan se janë qytetarët tërësisht të denjë europianë për të përmbushur të gjitha detyrimet që buronin nga një fitore e tillë e marrë me shumë mund dhe me shumë sakrifica. Shqipëria dhe shqiptarët janë sot nga më të vlerësuarit për sjelljen e tyre evropiane në raport me këtë të drejtë të fituar me merita. Kjo mund të thuhet sot edhe për statusin e Vendit Kandidat.
Shqipëria jo duhet të marrë këtë status por duhet ta kishte marrë. Pengesë për këtë ka qenë vetëm politika nuk kanë qenë as kriteret ekonomike ku Shqipëria është vlerësuar vazhdimisht për reformat që ka ndërmarrë nuk ka qenë as përafrimi i legjislacionit ku është bërë një punë e jashtëzakonshme por për fat të keq ka qenë politika e papërgjegjshme e cila në vend që të japë kontributin pozitiv përpiqet të gjejë pretekste për të vonuar një proces i cili ka të bëjë me një aspiratë mbarëkombëtare dh aspak parciale apo partiake. Ndaj kemi nevojë për të ndërtuar një Shqipëri pozitive kemi nevojë për të ushqyer këtë Shqipëri pozitive me dashurinë e nënave dhe të vajzave të Shqipërinë në radhë të parë sepse janë ato që sakrifikojnë dhe që vuajnë më shumë për të përballuar edhe kostot e jetës së përditshme edhe vështirësitë ekonomike apo sociale të cilat janë jo vetëm për arsye objektive por një pjesë e të cilave vijnë nga tensionimet e panevojshme politike.
Duhet një klimë më pozitive e cila do tu shërbejë të gjithë për të ndërtuar një të ardhme edhe më të sigurt një të ardhme edhe më të lumtur për të gjithë shqiptarët. Ne jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të shtetit jemi në një vit historik jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë kombin tonë. Jemi në një vit ku të gjithë hedhim vështrimin pas për të kujtuar të gjithë ata patriotë të mëdhenj ata rilindës të shquar të cilët sollën vetëdijen e domosdoshmërisë për të shpallur Pavarësinë për ta bërë ata një fakt të kryer dhe për t’i dhënë fund padrejtësive historike ndaj kombit tonë. Në këtë 100-vjetor të gjithë do të përkulen me nderim në Vlorë jo vetëm përpara veprës së Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit por të gjithë do të kujtojnë duart dhe zemrën e Marigosë që qëndisi atë flamur dhe dashurinë e përkushti
min e të gjitha vajzave e grave për dekada të tëra për forcimin e shtetit tonë.
Të gjithë do të kujtojmë me nderim dhe respekt jo vetëm të gjithë ato gra dhe vajza që ishin pjesë aktive e rilindjes kombëtare dhe që bënë aq shumë për gjuhën dhe kulturën shqipe do të kujtojmë jo vetëm motrat Qiriazi por edhe Margarita Tutalanin dhe qindra e mijëra heroina të tilla të cilat në lulen e rinisë së tyre dhanë jetën e derdhen gjakun për lirinë e Shqipërisë për Pavarësinë e Shqipërisë për të ardhmen e saj. Do të kujtojmë të gjithë ato vajza dhe gra të cilat hodhën hapa të jashtëzakonshme të emancipimit shoqëror duke i dhënë fund izolimit të gruas dhe të vajzës shqiptare duke u ndeshur me zakonet e prapambetura të së shkuarës dhe duke marrë pjesë aktive në rindërtimin e Shqipërisë në ndërtimin e hekurudhave në ndërtimin e hidrocentraleve në të gjithë atë progres ku ne patëm edhe një çlirim shumë të rëndësishëm shoqëror nga zgjedha e së kaluarës dhe e zakoneve të saj.
Ne jemi sot këtu për të shprehur keqardhjen më të thellë që gjatë diktaturës së kaluar shumë prej viktimave të saj për fat keq ishin shumë prej vajzave grave intelektualeve të Shqipërisë të cilat mund të kishin dhënë një kontribut shumë të madh për progresin e vendit. Ne jemi sot për të shprehur mirënjohjen tonë për të gjitha ato studente të dhjetorit por edhe për të gjitha vajzat dhe gratë e Shqipërisë të cilat përkrahën ndryshimet demokratike por ishin edhe të parat që përballuan edhe një kosto të jashtëzakonshme sociale të reformave.
Ne jemi sot këtu për të treguar vendosmërinë tonë për një Shqipëri edhe më evropiane dhe që Shqipëria të evropianizohet me tej duhet që gruaja dhe vajza shqiptare të fuqizohet më tej. Ët fuqizohet nga pikëpamja ekonomike e sociale të fuqizohet në drejtimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e merituar të saj në të gjithë jetën politikën e shoqërore të vendit. Unë jam i bindur në aftësitë në talentet dhe në energjitë tuaja të jashtëzakonshme sepse ato bazohen në dashurinë e pakufishme që ju keni dhe që tregoni çdo ditë jo vetëm në familjet tuaja. Ne kemi nevojë për më shumë dashuri për njëri-tjetrin si shqiptarë.
Ne jemi kombi i Skënderbeut dhe i shumë burrave të tjerë të jashtëzakonshëm por ne nuk duhet të harrojmë asnjë herë që jemi kombi i Nënë Terezës i kësaj shqiptareje të jashtëzakonshme e cila i dhuroi dhembshuri dhe dashuri të gjithë botës. Ne shqiptarët kemi një detyrë më të thjeshtë t’i dhurojmë më shumë dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit sepse në këtë mënyrë jemi më të dobishëm edhe për të tjerët. Ndaj ju uroj suksese në këtë konventë tuajën. Unë kam shumë besim se LGI do të jetë një faktor shumë i fuqishëm për modernizimin e LSI-së dhe do të jetë një faktor shumë bashkëpunues me të gjitha lëvizjet e grave në vend për të ndikuar më tej në emancipimin e të gjithë shoqërisë tonë dhe në evropianizimin e vendit tonë. Ne do të përkrahim çdo iniciativë që forcon pozitat e gruas dhe të vajzës shqiptare që nga Kodi Zgjedhor i cili duhet të reflektojë kërkesat e të gjithë shoqatave paraqitur Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe gjithçka tjetër. Ju uroj suksese dhe mbarësi!
0x323031322d30332d3234 Meta LGI.jpg 20:9)”