17 Feb Haxhinasto: LSI platforme per integrimin dhe punesimin e te rinjve
Posted at 22:37h
in Archived Articles
” Haxhinasto: LSI platforme per integrimin dhe punesimin e te rinjve
Takimi i LRI-së me studentët e Elbasanit
Edmond Haxhinasto: LRI platforma më e mirë e rinisë shqiptare
Lwvizja Socialise pwr Integrim organizoi në qytetin e Elbasanit një takim me studentët.
Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi mbi një propozim që LRI do t’i bëjë Këshillit Bashkiak të Elbasanit për implementimin e disa elementeve të rëndësishme të kësaj karte që studentët të përfitojnë shërbime sa më të mira në qytetin e tyre. i pranishëm në këtë takim ishte edhe Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto i cili në fjalën e tij u shpreh se LRI është platforma më e mirë e rinisë shqiptare. Ai deklaroi se Lëvizja Rinore për Integrim është edhe një platformë shumë e rëndësishme për zërin e të gjithë studentëve dhe të rinisë shqiptare në përgjithësi. “Prandaj jam i bindur që këtë hapje të saj këtë mundësi që ka LRI-ja për të shërbyer si platformë e rëndësishme e rinisë shqiptare ju do ta vlerësoni dhe do ta shfrytëzoni me qëllim që idetë që keni për veten tuaj për arsimin mbi të gjitha sigurisht të merren në konsideratë. Të merren në konsideratë dhe të kthehen në politika të cilat zbatohen” tha ndër të tjera z. Haxhinasto. Ndërkohë që në një prononcim dhënë për mediet lokale Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto u shpreh se ashtu si edhe LSI-ja edhe LRI është në procesin e riorganizimit të saj. Sipas tij janë duke u zhvilluar konferencat nëpër rrethe dhe më pas do të ketë një konferencë kombëtare ku do të bëhen zgjedhjet përkatëse. “Në Elbasan do të zhvillohet në fillim të muajit prill ku me kandidatura alternativa do të sillet kryesia e re e Elbasan dhe do të përcaktohen edhe delegatët për të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të LRI-së” përfundoi ai.
Fjala e plotë
Përshëndetje të gjithëve. Është kënaqësi shumë e madhe që kam mundësi të takohem me kaq shumë të rinj nga qyteti i Elbasanit aq më tepër që jeni të rinj universitar nga një universitet prestigjioz të Shqipërisë me një emër shumë të madh dhe besoj që kjo përbën një motivim shumë të fuqishëm për ju që të merrni me objektiva të mëdha dhe t’i realizoni ato. Unë ju përgëzoj të gjithëve që bashkoheni në një iniciativë të tillë të rëndësishme siç është ajo e kartës së studentit. Vërtet është një mjet një mënyrë e cila ndihmon studentët për të realizuar me sa më shumë sukses misionin e tyre madhor për të arritur cilësi sa më të lartë në studimet e tyre me qëllim që edhe kontributi i tyre për zhvillimin e vendit të jetë gjithashtu maksimal. Dëshiroj të përgëzoj edhe Lëvizjen Rinore për Integrim si një organizatë shumë të rëndësishme politike e cila jep kontributin e saj jo vetëm për politikat rinore por edhe për politikat në përgjithësi duke sjellë në Lëvizjen Socialiste për Integrim një kontribut të freskët një kontribut i cili vlerësohet gjithmonë merret në konsideratë në tërësinë e politikave që LSI-ja formulon realizon nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në qeveri. Gjithashtu Lëvizja Rinore për Integrim është edhe një platformë shumë e rëndësishme për zërin e të gjithë studentëve dhe të rinisë shqiptare në përgjithësi. Prandaj jam i bindur që këtë hapje të saj këtë mundësi që ka LRI-ja për të shërbyer si platformë e rëndësishme e rinisë shqiptare ju do ta vlerësoni dhe do ta shfrytëzoni me qëllim që idetë që keni për veten tuaj për arsimin mbi të gjitha sigurisht të merren në konsideratë. Të merren në konsideratë dhe të kthehen në politika të cilat zbatohen. Konkretisht çështja e kartës së studentit është një çështje e rëndësishme me të cilën grupi i këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak do ta mbështesë do ta shqyrtojë do ta propozojë dhe do të shikojë të gjitha mundësitë se çfarë mund të bëhet me qëllim që t’ju ofrohet një paketë shërbimesh e cila do t’ju ndihmojë juve që të keni sa më shumë lehtësi në arritjen e misionit që keni të dilni studentë të shkëlqyer të bëheni njerëz të diplomuar dhe të kontribuoni për veten tuaj por edhe për zhvillimin e vendit. LSI e ka rininë në çështjet prioritare të gjitha aspektet e jetës së saj të arsimimit të saj pasi ajo është pjesa ku çdo investim kthehet në mënyrën më të mirë për vendin dhe zhvillimin e tij. Në qoftë se ne jemi parti e integrimit sigurisht që do të mendojmë seriozisht dhe do të kontribuojmë e investojmë seriozisht tek ata njerëz të cilët do ta bëjnë Shqipërinë evropiane tek ata njerëz që do të arrijnë ato standarde që ka nevojë Shqipëria zhvillimi i saj për të qenë sa më të suksesshëm kur Shqipëria të jetë vend i Bashkimit Europian. Ne për arsimin e rinisë jemi marrë gjatë kemi kërkuar në vazhdimësi që të jetë sa më cilësor. Kemi disa propozime në këtë sektor disa nga të cilat janë realizuar disa që do të realizohen në të ardhmen. Kemi kërkuar gjithashtu që arsimi t’i shërbejë zhvillimit t’i shërbejë punësimit. Kemi kërkuar që arsimi të shkojë sa më shumë drejt atij profesional me qëllim që kur mbarohet universiteti ju të mos keni në dorë letra që mund të quhen diploma por të keni në dorë një profesion i cili pastaj ju jep një mundësi të mirë për tu punësuar dhe për të realizuar ato objektiva që keni si individ si familjar si qytetar por edhe në kuadër më të gjerë për t’i
kontribuar edhe vendit për të ecur në një zhvillim të mëtejshëm. Po kështu LSI është fokusuar në mënyrë të vazhdueshme për punësimin e të rinjve jo vetëm nga arsimi që realizon punësimin por edhe për vetë mundësitë e hapjes së vendeve të reja të punës të fronteve të reja të punës me qëllim që ju të realizoni nëpërmjet punësimit aspiratat që keni pasi në këtë vend puna është ajo që realizon aspiratat e çdo qytetari. Për këtë politikat tona janë shumë të qarta. Ne i kemi bërë vazhdimisht të qarta edhe para elektoratit edhe në qeverisje jemi përpjekur që në ato sektorë që realizojnë punësim sa më të gjerë të kemi iniciativa të kemi mundësira që të zgjerohen të krijohen mundësi biznesi me qëllim që punësimi të jetë sa më i gjerë për të gjithë qytetarët veçanërisht për brezin e ri. Ne jemi duke punuar për një platformë të LSI-së për vitet e ardhshme. E kemi quajtur platforma për Shqipërinë evropiane të vitit 2020 dhe në këtë platformë ajo që do të jetë kryefjala është pikërisht investimi tek rinia investimi tek brezi i ri cili duhet të ketë një shkollim sa më cilësor një shkollim sa më pranë zhvillimit të vendit që i kontribuon këtij zhvillimi një arsim që i shërben punësimit me qëllim që edhe të rinjtë shqiptarë të jenë jo vetëm kontributorë te mëdhenj për Shqipërinë në Europë por të jenë edhe përfituesit më të mëdhenj të saj. Në fund të fundit çdo përpjekje që ne bëjmë është që politika dhe mirëqeverisja të përkthehen në cilësi jetë më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë veçanërisht për brezin e ri. LSI këtë ka objektiv kryesor proceset integruese ecjen përpara të Shqipërisë. Ju besoj jeni gjithmonë në korent në ngjarjeve dhe të zhvillimeve. Ju e shikoni që procesi i integrimit të vendit po ecën përpara. Shqipëria tashmë ka një situatë të re politike ku do të realizohet reforma zgjedhore do të realizohet parlamentare si dhe ato ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar jo vetëm se na i kërkon BE por mbi të gjitha sepse këto ligje sjellin reforma në shumë fusha të jetës dhe që krijojnë një situatë më të mirë për të gjithë qytetarët. Unë dua t’ju falënderoj dhe një herë për pjesëmarrjen tuaj këtu dhe t’ju ftoj që të jeni sa aktiv sa më të angazhuar në LRI në organizatat tuaja kudo që jeni me qëllim që t’i shfrytëzoni këto pjesëmarrje si platforma të rëndësishme politike për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes për një jetë më të mirë. Ju ftoj dhe një herë që të angazhoheni fuqishëm me LRI-në që e ka prioritare shërbimin ndaj rinisë shqiptare.

Prononcimi i dhënë për mediet lokale
Cili është qëllimi i vizitës suaj këtu në Elbasan z. Haxhinasto?
Qëllimi i kësaj vizite ishte pjesëmarrja në këtë takim më shumë studente dhe studentë të Universitetit të Elbasanit me të cilët u diskutua rreth Kartës së Studentet. LRI është duke paraqitur një platformë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit me qëllim që disa elementë të rëndësishme të kësaj karte të realizohen në bashkëpunim këtë këshill që studentët të përfitojnë shërbime sa më të mira në qytetin e tyre. Sigurisht në takim diskutuam edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin në përgjithësi me punësimin veçanërisht dhe me rritjen e mundësive për ta realizuar këtë punësim.
Një vit më vonë do të jemi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në çfarë hapi është LSI në përgatitjet për këto zgjedhje?
Ashtu si edhe LSI-ja edhe LRI është në procesin e riorganizimit të saj. Janë duke u zhvilluar konferencat nëpër rrethe dhe më pas do të ketë një konferencë kombëtare ku do të bëhen zgjedhjet përkatëse. Në Elbasan do të zhvillohet në fillim të muajit prill ku me kandidatura alternativa do të sillet kryesia e re e Elbasan dhe do të përcaktohen edhe delegatët për të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të LRI-së.
0x323031322d30332d3230 AKTIVITETE Edmond Haxhinasto.jpg ”