Ilir Meta takon Senatoren Amerikane Jeanne Shaheen ne Washington

Ilir Meta takon Senatoren Amerikane Jeanne Shaheen ne Washington

” Ilir Meta takon Senatoren Amerikane Jeanne Shaheen ne Washington

Gjate vizites se tij ne Washington DC SHBA Kryetari i LSI Ilir Meta zhvilloi nje takim me Senatoren e Jeanne Shaheen Kryetare e Nen-Komisionit per Ceshtjet Evropiane ne Senatin amerikan si dhe anetare e Komisionit te Senatit per Marredheniet me Jashte.

Diskutimi midis z. Meta dhe Senatores Shaheen u fokusua ne marredheniet e SHBA me vendet e Ballkanit fuqizimin e investimeve ne rajon si dhe ne rolin e politikes rajonale te Shqiperise.

Z. Meta pasi vlerësoi kontributin e Senatores Shaheen ne forcimin e lidhjeve midis SHBA dhe vendeve te Evropes nenvizoi se ka ardhur koha per te rikthyer vëmendjen ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor duke promovuar imazhin e nje rajoni plot me mundësi dhe larg konflikteve te se kaluares.

Senatorja Shaheen shfaqi interes gjithashtu edhe per zhvillimet e brendshme politike ne vend pozicionin e Levizjes Socialiste per Integrim si dhe per rolin e Shqiperise ne rajon vecanerisht ne mbarevajtjen e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves.

Z. Meta u shpreh se pavaresisht pergjegjesise qe politika e brendshme ka patur keto dy vjet ne ngadalesimin e axhendes integruese te Shqiperise kohet e fundit po reflektohet nje permiresim i pergjithshem ne bashkwpunimin politike. Ne kete drejtim z. Meta theksoi se LSI do te vazhdoje perpjekjet e saj konstruktive per permbushjen sa me te shpejte te reformave qe kerkon integrimi evropian.

Per sa i perket rajonit z. Meta e siguroi Senatoren Shaheen se Shqiperia do te vazhdoje te luaje rolin e saj moderues dhe pozitiv ne rajon per ti perqendruar energjite e te gjithe vendeve ne ndertimin e nje te ardhmeje te perbashket evropiane.

Senatorja Jeanne Shaheen eshte Kryetare e nen-Komitetit per Ceshtjet Evropiane si dhe anetare e Komitetit te Senatit per Marredheniet me Jashte. Puna e saj fokusohet ne ceshtjet e Bashkimit Evropian NATO-s Rusise Turqise Kosoves si dhe ne ceshtjet e sigurise energjitike.

0x323031322d30332d3237 Ilir Meta takon Senatoren Amerikane Jeanne Shaheen ne Washington.jpg 13:30)”