ILIR META VLERESOHET ME CMIMIN PERSONALITETI ME POZITIV PER POLITIKEN E JASHTME

ILIR META VLERESOHET ME CMIMIN PERSONALITETI ME POZITIV PER POLITIKEN E JASHTME

ILIR META VLERESOHET ME CMIMIN PERSONALITETI ME POZITIV PER POLITIKEN E JASHTME

Gjatë vizitës së tij në Slloveni Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar si “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010” nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë.

Gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë çmimi iu dorëzua z. Meta nga z. Stjepan Mesiç ish President i Kroacisë njëkohësisht President Nderi i IFIMES.
Z. Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010 në kohën kur ishte Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Instituti vlerësoi vizionin e z. Meta në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur më pozitiv dhe më të integruar.
Gjatë fjalës së tij z. Meta tha:
“Falenderoj Institutin IFIMES dhe Presidentin Mesiç për nderimin e madh duke më vlerësuar përmes këtij çmimi si një njohje të përpjekjeve tona të vazhdueshme për të ndërtuar në rajon pa kufij në paqe dhe stabilitet si dhe me prosperitet.
Jam krenar që Shqipëria ka ushtruar gjithnjë një politikë të jashtme konstruktive ndaj fqinjëve të saj duke kontribuar konkretisht për një rajon më të mirë.
Unë besoj se konstruktiviteti i Shqipërisë buron së pari nga pesha dhe përgjegjësia që ne kemi në rajon duke qene të rrethuar nga Shqiptarë jashtë kufijve tanë dhe së dyti sepse ne i kemi shërbyer gjithnjë interesit tonë kombëtar me pragmatizëm.
Sa më pak barriera të kemi mes njëri tjetrit aq më mirë do të jetë për marrëdhëniet tona dhe për jetën e qytetarëve tanë. Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera më të gjithë fqinjët e saj. Ne kemi hequr barrierat e lëvizjes me Maqedoninë Malin e Zi dhe me Kosovën. Qytetarët tanë tashmë udhëtojnë vetëm me karta identiteti në vendet respektive. Gjithashtu kemi përmirësuar infrastrukturën tonë për të mundësuar pikërisht lëvizje më të lirë të njerëzve dhe mallrave.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë kyç për të ardhmen e rajonit. Për këtë arsye vizitova Beogradin dhe Luginën e Preshevës para dy vjetësh me të vetmin qëllim për të dhënë një mesazh shprese dhe bashkëpunimi në rajon.
Kosova sot është e pavarur. Bashkimi Evropian po përgatit një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave si dhe një studim fizibiliteti për nisjen e MSA. E përshëndes marrëveshjen e fundit të arritur mes Serbisë dhe Kosovës si një hap përpara por tani pikat e marrëveshjes duhen implementuar në terren me respekt reciprok.
E ardhmja e të gjithë vendeve tona është në Bashkimin Evropian. Nuk kemi nevojë as për nacionalizëm as për kufij dhe as për urrejtje. Ne na duhet më tepër dashuri më tepër shkëmbime njerëzore dhe ekonomike për të krijuar një rajon të integruar me një të ardhme të sigurt në Evropë.
Si politikanë kemi përgjegjësinë për t’iu përgjigjur vizionit të një të ardhmeje të përbashkët dhe të marrim vendime të vështira dhe të përgjegjshme që do t’i shërbejnë vetëm prosperitetit dhe stabilitetit të popujve tanë. Ndaj duhet të veprojmë me pragmatizëm dhe të shohim drejt të ardhmes së fëmijëve tanë jo prapa drejt të kaluarës së gjyshërve tanë. Ju falenderoj për këtë nderim dhe vlerësim të madh”.
Çmime të tjera u ndanë edhe për Presidentin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë Dr. Ernest Petriç ish Kryeministrit të Serbisë z. Zoran Zhivkoviç Eurodeputin dhe nën-kryetarin e Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian z. Jelko Kacin si dhe z. Amir Ahmiç zyrtar i Gjykatës së Hagës.
* Informacione të mëtejshme mbi Institutin IFIMES mund t’i gjeni online në: http://www.ifimes.org/default.cfm?Jezik=En&Kat=11&ID=672

0x323031322d30332d3230 ILIR META VLERESOHET ME CMIMIN PERSONALITETI ME POZITIV PER POLITIKEN E JASHTME.jpg 17:13)