17 Feb Ilir Meta nis një vizite dy ditore ne Slloveni
Posted at 22:37h
in Archived Articles
” Ilir Meta nis një vizite dy ditore ne Slloveni
Ne kuadër te një vizite pune ne Slloveni me ftese te Fondacionit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike IFIMES Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi disa takime ne Parlamentin Slloven me Kryetarin e Komisionit Parlamentar per BE z. Roman Jakic me Kryetarin e Grupit Parlamentar te Partise Social Demokrate z. Janko Veber si dhe me Kryetarin e Partise 'Pozitivna Slovenija' z. Zoran Jankovic.
Gjate takimit me Kryetarin e Komisionit Parlamentar per BE z. Roman Jakic z. Meta pasi beri nje prezantim te prioriteteve kryesore te LSI-se shprehu mirenjohjen e tij per mbeshtetjen ne vite te Sllovenise ndaj Shqiperise vecanerisht per rolin pozitiv qe luajti per liberalizimin e vizave. Tashme tha z. Meta ka ardhur koha qe Shqiperia te marre statusin e kandidatit duke patur parasysh edhe permiresimin kohet e fundit te dialogut politik mes forcave politike ne Tirane.
Z. Jakic tha se Sllovenia do vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit drejt integrimit evropian duke theksuar se zgjerimi i BE-se nuk duhet te ndaloje me Kroacine dhe se nje rajon teresisht i integruar do te garantonte stabilitet afatgjate. Ne kete kontekst z. Jakic vlerësoi ne menyre te vecante rolin teper konstruktiv te Shqiperise ne rajon duke theksuar se ne momente kyce ne vendet fqinje sic ishte rasti i Marrëveshjes se Ohrit Shqiperia ka ditur te kontribuoje pozitivisht ne mbarevajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Z. Meta tha se Shqiperia eshte shume e interesuar ne stabilitetin rajonal si nje prioritet qe perputhet plotesisht me interesat tona kombetare dhe me vizionin per te ardhmen. Ne perfundim z. Meta e ftoi z. Jakic te vizitoje Shqiperine ne te ardhmen e afert.
Gjate takimit me Kryetarin e Grupit Parlamentar te Social Demokrateve z. Janko Veber z. Meta vleresoi rolin pozitiv te Partise SD ndaj Shqiperise dhe Kosoves duke nenvizuar se integrimi evropian mbetet prioriteti kryesor i Shqiperise. Ne kete drejtim tha ai LSI eshte e gatshme te forcoje bashkepunimin me social demokratet e Sllovenise si dhe me forcat e tjera progresiste evropiane ne interes te te ardhmes se perbashket ne Evrope.
Z. Veber theksoi se per Social Demokratet bashkepunimi me i afert mes vendeve dhe forcave politike ne rajon eshte shume i rendesishem dhe se Sllovenia eshte nje aleate e fuqishme e vendeve te rajonit ne Bashkimin Evropian. Mbeshtetja jone ne BE nuk do t'ju mungoje tha z. Veber duke vene shprehur mbeshtetjen e partise se tij per marrjen e statusit te kandidatit te Shqiperise.
Gjithashtu Z. Meta u prit edhe nga Kryetari i Partise 'Pozitivna Slovenija' z. Zoran Jankovic ish Kryetar i Bashkise se Ljubljanes njekohesisht kandidat per rizgjedhjen ne kete post.
Z. Meta dhe z. Jankovic diskutuan mbi rendesine qe forcat pozitive politike kane ne rajon si dhe per kontributin e te rinjve ne politike. Ne kete kuader z. Meta u shpreh se vendet e Ballkanit kane nevoje per sa me shume forca progresiste e pozitive qe shprehin vizonin e te rinjve per te ardhmen.
Duke e pergezuar per rezultatin e arritur prej forces se tij politike gjate zgjedhjeve te fundit z. Meta i shprehu z. Jankovic vleresimin per kurajon dhe energjine pozitive qe ka treguar gjate fushates elektorale si dhe gjate punes se tij ne krye te Bashkise se Ljubljanes. Ne kete drejtim ai nenvizoi se edhe LSI e ka ne zemer te saj konstruktivitetin dhe pozitivitetin jo vetem ne politiken shqiptare por edhe me gjere permes politikes se saj rajonale.
0x323031322d30332d3139 Meta_Jankovic_Ljubljane.jpg 19:14)”