17 Feb Meta: Shqiptarët sot kanë nevojë më shumë për dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin
Meta: Shqiptarët sot kanë nevojë më shumë për dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin
Meta feston Ditën e Verës në Antigone të Gjirokastrës
Mbi tre minj te rinj dhe të reja të LRI-së nga qarku i Gjirokastrës.
Meta: Qyteti i Antigonesë qytet i krijuar nga dashuria .
Meta: Shqiptarët sot kanë nevojë më shumë për dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin
Meta: Politikës i duhet më shumë dialog për t’u kuptuar
Meta: Vlerëson konsensusin për Gjykatën Administrative
Meta: Duhet të ishte arritur me kohë por më mirë vonë sesa më vonë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti Vangjel Tavo ka festuar sot “Ditën e Verës” në një aktivitet të zhvilluar nga Lëvizja Rinore për Integrim në Antigone të Gjirokastrës. Mbi tre minj të rinj dhe të reja nga i gjithë qarku i Gjirokastrës kanë festuar bashkarish ditën e “Ditën e Verës” në një atmosferë tepër festive dhe entuziaste.
Duke vlerësuar vlerat historike të qytetit të lashtë të Antigonesë z. Meta shprehu kënaqësinë që ndodhej këtu për të festuar “Ditën e Verës” tashmë një festë kombëtare për të gjithë shqiptarët.
Kjo vizitë këtu dhe historia e vetë qytetit të lashtë të Antigonesë u shpreh z. Meta ka dhe një mesazh të rëndësishëm sot në ditën e verës. Ky është një qytet i krijuar nga dashuria dhe ne kemi nevojë për sa më shumë histori dashuri për njëri-tjetrin dashuri për historinë tonë dashuri për vendin tonë sepse këto na motivojnë për të ecur përpara në rrugën e progresit këto na motivojnë për të ndërtuar një Shqipëri më të bukur dhe më të lumtur për të gjithë dhe për fëmijët tanë.
“Natyrisht që në këtë ditë vere në këtë traditë që tashmë është krijuar këtu në Antigone unë dua t’ju uroj të gjithëve :Gëzuar Ditën e Verës në mënyrë të veçantë të gjithë të rinjve dhe të reja që janë këtu dhe që ishin edhe iniciatorë të këtij organizimi të mrekullueshëm por njëkohësisht edhe për të gjithë qytetarët që marrin pjesë të gjithë banorët e zonës autoriteteve vendore dhe jam i sigurt që vit pas viti kjo festë do të bëhet gjithnjë edhe më e madhe sepse ky është një qytet i madh një qytet të cilin do ta zbulojnë gjithnjë e më shumë shqiptarë por edhe të huaj” u shpreh z. Meta.
Do të jetë një pjesë e rëndësishme e krenarisë suaj dhe e krenarisë së të gjithëve neve. Gëzuar mbarësi dhe lumturi për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës. Falënderoj në veçanti kolegun tim deputetin e zonës z. Tavo dhe të gjithë të rinjtë që më ftuan për të qenë sot në Ditën e Verës këtu.
Prononcimi i z. Meta për mediet e pranishme në takimin e Antigonesë
Z. Meta si i gjykoni zhvillimet e fundit politike?
Zhvillimet politike gjithashtu kërkojnë më shumë dashuri por në qoftë se kjo do të jetë e vështirë të paktën dialogu nuk është i pamundur në mënyrë që Shqipëria të hedhë atë hap që duhet ta kishte hedhur prej 2-3 vitesh të marrjes së statusit të vendit kandidat sepse i vetmi problem ka qenë mungesa e dialogut politik dhe disa reformave që kanë mbi bazë këtë dialog pasi në kriteret e tjera Shqipëria i ka plotësuar të gjitha ato kërkesa që janë vendosur nga ana e Komisionit Europian.
Nga cila palë vjen kjo mungesë dialogu zoti Meta?
Nuk jemi këtu për të gjetur fajtorë. Ne jemi këtu në këtë qytet i cili zanafillën e tij ndërtimin e tij e ka nga dashuria ndërkohë që thonë që djegien apo shkatërrimin e ka nga urrejtja. Ne jemi këtu për t’ dhënë një nxitje dialogut por edhe dashurisë midis shqiptarëve.
Si e vlerësoni arritjen e konsensusit për Gjykatën Administrative?
Duhet të ishte arritur me kohë por më mirë vonë sesa më vonë. Është një hap pozitiv.
0x323031322d30332d3134 DSC_0779.jpg 18:40)