07 May Meta: Vëmendja duhet të përqendrohet te nxitja e investimeve dhe favorizimi i bizneseve

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë dhe simpatizantë të LSI-së në komunën e Bërxullës në Tiranë. Gjatë këtij bashkëbisedimi z. Meta ka deklaruar se prioriteti i LSI-së është punësimi dhe hapja e vendeve të reja të punës, duke krijuar zona industriale. Lideri i LSI-së theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te nxitja e investimeve dhe favorizimi i bizneseve për hapjen e vendeve të reja pune.
“Prioriteti ynë është punësimi, të hapim vende pune, të krijojmë zona industriale, që t’ia bësh gati infrastrukturën atij investitorit. Në qoftë se do të rrisim punësimin duhet të shikojmë se si do të nxisim investimet dhe si do të favorizojmë ata që do të hapin vende të reja pune”, u shpreh z. Meta.