28 Jun Meta takon Ambasadorin z. Arvizu. Meta: Perspektiva e re evropiane të Shqipërisë mori një shtysë të fuqishme nga zgjedhjet e 23 qershorit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka pritur në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, z. Aleksandër Arvizu. Gjatë këtij takimi Lideri i LSI-së ka shprehur angazhimin për të përmbushur deri në fund detyrimet në respekt të kodit zgjedhor dhe ligjit.
Në deklaratën për mediat të mbajtur pas takimit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta me SHBA-të në prioritetet kryesore që LSI-ja ka për vendin tonë, por edhe që SHBA-të si aleat strategjik kanë për Shqipërinë edhe si vend anëtar i NATO-s në drejtim të forcimit të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve të një fryme të re bashkëpunimi në të gjithë jetën politike.