Ilir Meta priti Ambasadorin e Italisë z. Massimo Gaiani

Ilir Meta priti Ambasadorin e Italisë z. Massimo Gaiani

ilirmetagaliani10072013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Italisë në Shqipëri z. Massimo Gaiani.

Ambasadori Gaiani e uroi z. Meta në emër të Qeverisë Italiane për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe vlerësoi pjekurinë, përgjegjësinë dhe vullnetin e treguar nga populli shqiptar. Ambasadori u shpreh se mbarëvajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit tregoi se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri.

 

Z. Meta u shpreh se vota e mençur e shqiptarëve tregon përgjegjësinë e madhe që është vendosur mbi supet e koalicionit të ri për të siguruar progresin e vërtetë të vendit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë drejtim, z. Meta u theksua se është e rëndësishme që qeveria e re të tregojë transparencë, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet maksimal.

Z. Meta dhe Ambasadori Gaiani ndanë bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve duhet thelluar edhe më tej me qëllim avancimin e objektivave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e investimeve dhe bashkëpunimit bilateral në kuadër të axhendës evropiane.

Në këtë drejtim, Ambasadori gaiani shprehu gadishmërinë e Qeverisë Italiane për të ndihmuar jo vetëm në arritjen e prioriteteve kyçe të BE-së, por edhe në zhvillimin e sektorëve strategjikë të Shqipërisë me interes të ndërsjellë ekonomik.