13 Feb Fjala e liderit të LSI
Fjala e liderit të LSI z.Ilir Meta mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë Kam qenë i ftuar sot nga komuniteti i Bathores në një protestë që ata bënin për kushtet mizerabël në të cilat ata ndodhen dhe jetojnë në kushtet kur janë të detyruar të paguajnë faturat tepër të larta afrofe të KESH ndërkohë që nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët e tyre në kushtet kur balta është mbisunduese në kushtet kur papunësia është ndoshta në atë zonë edhe 70 apo 80 për qind e fuqisë aktive për të punuar. Por nuk mendoj se është vetëm Bathorja të mos harrojmë se i gjithë komuniteti i Bathores është të paktën gjysma e komunitetit që jeton brenda në rrethinat e kryeqytetit apo të Durrësit. Pra është e gjithë Shqipëria.
Mburremi se na u dha ftesa për në NATO vetëm një muaj pas tragjedisë së Gërdecit ku nëse do të ishte për t'u vlerësuar për standardet e sigurisë Shqipëria sigurisht që nuk do të pranohej në NATO. Por të gjithë e dimë se u pranua për arsye që kishin të bënin me Aleancën për arsye të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.
Por të mos harrojmë se para pak ditësh humbi jetën edhe një minator tjetër në Bulqizë. Të mos harrojmë se gjatë këtyre dy tre viteve kanë humbur jetën shumë minatorë në Bulqizë dhe nuk e kanë humbur për arsye se Shqipëria është integruar në NATO.
Kështu që për fat të keq Shqipëria e vërtetë është shumë më pranë këtyre të vërtetave që unë përmenda sesa sloganeve të integrimit që u përmendën këtu.
Kjo tregon që jemi në një situatë krize ekonomike jo vetëm për arsye globale por edhe të keqmenaxhimit të resurseve tona dhe të buxhetit të shtetit.
Sot u godit Gjykata Kushtetuese sepse nuk e pëlqeu vendimin Kryeministri Berisha. Nuk është gjë e re është një agresion prej mëse një viti ndaj gjithë institucioneve kushtetuese që nga dhunimi i Kushtetutës me konsensus historik të kryer në natën e 21 Prillit e deri tek ligji për Prokurorinë për të paralizuar vendimin e drejtësisë kundër korrupsionit dhe kjo do të vazhdojë.
Kjo është një mazhorancë që nuk ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë të drejtë morale që të atakojë këtë institucion sepse pavarësisht se i pëlqen apo nuk i pëlqen Kushtetuta apo Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kështu vepruat ju edhe me ligjin për ushtarakët që e votuat këtu edhe pse ishit në opozitë në fund të mandatit qeverisës të mëparshëm dhe kur erdhët në pushtet jo vetëm që e shfuqizuat por nuk respektoni as sot e kësaj dite vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sepse për ju Saliu është edhe ligji dhe Maliqi.
Ndaj koha kur një njeri bënte çfarë të donte në Shqipëri ka përfunduar. Deri tani patët fatin se përdorët dhe ca paterica.
Ne kemi thënë me kohë që zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik. Kanë qenë në rrezik konsensual dhe ende mbeten të tilla. Por padyshim që nuk është se njolloset nuk do të njolloset vendi se ngrihen shqetësime më se të drejta.
Sot në Shqipëri vetëm një person që ka një tapi është Sali Berisha sepse unë nuk di të jetë shpërndarë ndonjë tapi tjetër të legalizimit përveç asaj që doli Berisha në televizor para zgjedhjeve vendore. Dhe i vetmi njeri që ka kartë identiteti sepse nuk po ndahen karta identiteti është prapë Sali Berisha.
Të dyja këto procese tregojnë talljen që u bë me gati 1 milionë shqiptarë për procesin e legalizimeve -i mbajtët peng katër vjet- dhe përpjekjen tuaj për dëmtuar zgjedhjet e ardhshme garancinë e qytetarëve shqiptarë se vota e tyre do të jetë e barabartë sepse ju kishit kohë për t'i bërë kartat e identitetit për t'i bërë tenderat dhe për të ndërtuar të gjithë infrastrukurën. Kështu që është detyra jonë të marrim masa mbrojtëse për qytetarët shqiptarë dhe të bashkëpunojmë dhe me faktorin ndërkombëtar që të mbrohet demokracia të mbrohet vota e këtij populli të mbrohen institucionet sepse Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm për NATO-n dhe për bashkësinë europiane.
0x323030392d30332d3139 FJALIME