13 Feb Intervistë e Kryetarit të LSI-së
Intervistë e Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta botuar në revistën Klan Meta: Unë Nano dhe besëpreri Rama
Një rrëfim i gjatë i politikanit energjik. Si e ka ridimensionuar mendimin e tij për Fatos Nanon për “besëprerin” Edi Rama dhe pse është i bindur që 2009-ta do të jetë viti i LSI-së
Nga Alqi Koçiko Renato Kalemi
– Zoti Meta ta fillojmë intervistën me një pyetje që qarkullon rëndom mes ndjekësve të zhvillimeve politike. A keni menduar ndonjëherë se jeni nxituar që u shkëputët nga Partia Socialiste?
Asnjëherë nuk jam penduar që kam marrë nismën për krijimin e LSI-së. E kam thënë nuk jam unë ai që u shkëputa nga PS-ja por ishte lidershipi i PS-së së kohës që më përjashtoi mua nga të gjitha strukturat e kësaj partie në kongresin e njohur si “Kongresi i Kongresmenëve”. Dhe jo vetëm mua që kisha fituar si kryeministër zgjedhjet vendore të vitit 2000 dhe ato të përgjithshme 2001 por edhe shumë figura e personalitete në çdo nivel të PS-së në të gjithë vendin. Duke qenë krejtësisht i përjashtuar e vetmja rrugë që mbetej për të realizuar bindjet e mia për të cilat hapësirat e PS-së u mbyllën në mënyrë arbitrare por edhe për të përfaqësuar bindjet e të gjithë atyre socialistëve dhe progresistëve të cilët kërkonin të ndalte degradimi i mëtejshëm i së majtës (që ndodhi edhe për shkak të një sjelljeje abuzive me pushtetin dhe qeverisjen). Jam shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë sepse ishte një zgjedhje tepër e vështirë të nismosh krijimin e një force të re politike. Por vazhdimisht në vetëdijen time jam i qetë sepse nuk kisha dëshirë të mbahesha mend thjesht si “Kryeministri i rrugëve” sikurse shumë njerëz e përmendin për shkak të progresit të dukshëm që u bë gjatë dy viteve në të gjithë infrastrukturën shqiptare; por doja si politikan që të hapja një rrugë të re. Kjo rrugë tashmë është kthyer në një autostradë ku gjithnjë bashkohen ish anëtarë të PS-së anëtarë të saj por edhe shumë të tjerë që mund të kenë qenë në PD apo me asnjë parti.
– Jemi në vit zgjedhor. Mbahen mend dy bashkëpunime të mëdha dhe rezultative tuajat me Edi Ramën i pari ai kryeministër-kryetar bashkie në fillimvitet 2000 dhe i dyti mes dy partive të majta në zgjedhjet lokale 2007. Përkundër kësaj mbahet mend ftohja brenda të majtës para zgjedhjeve 2005 konkluzionet e të cilave i dimë. Sipas jush çfarë pengon që brenda të majtës të mbizotërojë varianti i parë pra bashkëpunimi?
Ju vetë e përmendët se sa të dobishme dhe konstruktive kanë qenë marrëdhëniet e mia me zotin Rama kur unë kam qenë kryeministër dhe ai ministër i Kulturës apo edhe më pas si Kryetar Bashkie. Për fat të keq sot marrëdhëniet nuk janë më të tilla pra bashkëpunuese dhe frytdhënëse në dobi të së majtës dhe progresistëve. Kjo tregon se për suksesin e bashkëpunimit në të kaluarën kjo ka qenë merita ime dhe duke patur pozicion shumë më të lartë dhe të padiskutueshëm për sa i takon pushtetit kam qenë shumë i hapur për të vlerësuar ato pikë që kishte apo ende mund të ketë Edi Rama. Të njëjtën gjë kam bërë edhe për shumë të tjerë të rinj siç kanë qenë Dritan Prifti apo Sokol Nako; ata nuk i kisha njohur më parë por thjesht pata vullnetin për të integruar njerëz me aftësi të caktuara që ata të afirmohen dhe të jenë produktivë.
Kam qenë shumë i hapur për ta bërë Edi Ramën pjesë të sukseseve të asaj qeverie pasi dihet se vizionin për ndryshimin e Tiranës “qeveria Meta” kishte nisur ta zbatonte kohë më përpara se Edi Rama të bëhej kryetar bashkie në tetor të vitit 2000; unë kam bashkëpunuar shumë ngushtë dhe hapur edhe me zotin Brojka për aq kohë sa ai ishte kryetar bashkie. Kjo gjë vazhdoi edhe me zotin Rama madje me më shumë intensitet pa harruar këtu angazhimin tim për të mbështetur kandidaturën e tij në zgjedhjet e vitit 2000 me projekte të shumta të cilat janë debatuar jo pak në opinionin publik të asaj kohe.
Një ndër ndryshimet thelbësore midis meje dhe zotit Rama është pikërisht se unë dëshiroj që t’i bëj të gjithë pjesë të një ekipi dhe një suksesi të përbashkët pa patur shqetësimin për ndarjen e meritave. Sikurse koha po e tregon Rama ka një filozofi krejt të kundërt. Ai kërkon të centralizojë dhe monopolizojë çdo gjë të ketë bashkëpunëtorë anonimë pa personalitet e dinjitet dhe që çdo gjë e mirë t’i dedikohet atij por çdo gjë e keqe t’i dedikohet ose qeverisë ose LSI-së qytetarëve ose kujtdo tjetër. Kjo tregon se është një njeri që nuk merr përgjegjësi është një politikan që nuk reflekton ka një vullnet krejtësisht arbitrar çka krijon shumë probleme për sa i takon stabilitetit të institucioneve. Gjë që e kemi parë shumë qartë gjatë viteve të fundit që nga prishja e Kushtetutës dëmtimi i Kodit Zgjedhor dhe deri tek prishja e votimit të këshillit bashkiak ku ai përveçse është kryetar i Bashkisë kërkon të bëhet edhe kryetar këshilli apo sekretar të uzurpojë dhe kontrollojë çdo gjë në mënyrë tërësisht arbitrare dhe antiligjore.
Në zgjedhjet vendore 2007 ne bëmë një marrëveshje bashkëpunimi me PS-në dhe zotin Rama. Madje edhe i shtymë një muaj zgjedhjet lokale vetëm sepse zoti Rama kërkonte një certifikatë plus si garanci për zgjedhjet; ne nuk vajtëm të bënim votat për Kodin me Berishën në dëm të zgjedhjeve apo të vetë zotit Rama por e mbështetëm atë pa rezerva. Për fat të keq Edi Rama sapo u rizgjodh kryetar i Bashkisë u largua nga angazhimet e marra në një marrëveshje të firmosur ku çështje e parë ishte qëndrimi i përbashkët i partive të opozitës për Kodin Zgjedhor. Ai iu përkushtua vetëm një objektivi se si të rregullonte marrëdhëniet me zotin Berisha nga pozitat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të zhbllokuar projektet apo interesat e tij se sa të kujdesej për objektivat e përbashkëta të opozitës. Pra nuk arrij dot të gjej gabime apo faje të
LSI-së apo të mijat personalisht në raport të marrëdhënieve me lidershipin e PS-së.
-E qartë. Atëherë përfundimisht nuk ishte synimi i juaj të jeni kryeministër i së majtës nëse ajo vjen në pushtet? Paraprakisht me “kurrikulum” do ishit më i kualifikuari për këtë detyrë…
Nuk mendoj se shqetësimi i socialistëve është nëse është Ilir Meta apo Edi Rama apo dikush tjetër kryeministri i qeverisë së ardhshme. Por shqetësimi i të gjithë atyre që janë sot në opozitë është vetëm një: Largimi dhe heqja e Sali Berishës nga kjo detyrë dhe dalja e tij në pension të përhershëm politik në zgjedhjet e 28 qershorit. Por të jeni të sigurtë se shumica e socialistëve në rast se do të bëhej fjalë se me cilin do ta ndjenin veten më të përfaqësuar në drejtim me Ilir Metën apo Edi Ramën absolutisht që masa dërrmuese e tyre do të ndihej më mirë me Ilir Metën sepse të tillë janë ndjerë në të gjitha zgjedhjet që kanë zhvilluar me Ilir Metën kryeministër dhe që i kanë fituar shumë bindshëm si në tetor të vitit 2000 kur unë si kryeministër dhe Fatos Nano si kryetar partie dhe të gjithë socialistët bëmë Edi Ramën Kryetar Bashkie; po kështu edhe në zgjedhjet 2001 ku u ndien të përfaqësuar dhe të respektuar nga ajo qeverisje në të gjitha nivelet ashtu sikurse janë ndjerë krenarë për rezultatet e saj dhe të zhgënjyer për puçin që iu bë qeverisë Meta. Koha po tregon se në këtë puç ka qenë pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë me qëndrimet e tij të dyfishta duke nxitur bashkë me elementë si Xhafaj dhe Ruçi një konflikt Nano-Meta.
Por unë nuk e di se kur i është vendosur një kusht i tillë lidershipit të PS-së se kur kjo gjë është deklaruar si kusht për bashkëpunim; kjo s’ka qenë as pjesë e marrëveshjes PS-LSI. Pjesë e saj ka qenë qëndrimi përbashkët për reformën zgjedhore që është shkelur nga PS-ja më pas ka qenë zgjedhja e Presidentit me qëndrim të unifikuar të opozitës për të shkuar në zgjedhje apo për të arritur konsensusin dhe bërja e një programi të përbashkët qeverisës për zgjedhjet e vitit 2009. Pra nuk e kuptoj përse e ka këtë kompleks lidershipi i PS-së dhe pse mendon se me këtë lloj alibie sikur gjoja Ilir Meta ka kërkuar të jetë kryeministër mund të justifikohet përpara përgjegjësisë që ka para gjithë socialistëve që shkeli marrëveshjen opozitare që prishi Kushtetutën (e cila është merita më e madhe e PS-së gjatë gjithë pluralizmit politik në Shqipëri sepse vendosi themelet e një shteti demokratik dhe evropian) dhe që e ktheu Kushtetutën me votat e zotit Rama në atë gjendje që Berisha e donte në vitin 1994 por që nuk ia dha populli.
Duan të justifikohen përpara socialistëve për besëprerjen e tyre duke shkelur një marrëveshje si ajo për Kodin Zgjedhor. Shikoni: Ata që thoshin se LSI-ja është aleati ynë strategjik dhe ia vinin të gjitha fajet Nanos për 2005 dhe që u prish me LSI-në (dhe këtë e bënë për aq kohë sa Berisha i sulmonte i dhunonte) pasi kryetari i Bashkisë rimori mandatin