Rezolute mbi ngadalesimin e ndjeshem te procesit euro-atlantik

Rezolute mbi ngadalesimin e ndjeshem te procesit euro-atlantik

Rezolute mbi ngadalesimin e ndjeshem te procesit euro-atlantik LSi-ja me shqetësim të thellë konstaton ngadalësimin e ndjeshëm deri në ngecje të procesit euro-atlantik të vendit si pasojë e mungesës së plotë të vullnetit politik për realizimin e reformave të domosdoshme për përshpejtimin e këtij procesi që gjejnë shprehjen më të qartë sidomos në qendrimet aspak konstruktive në përgatitjen e procesit zgjedhor të kësaj vere.
Mosnjohjen dhe shmangien e kësaj përgjegjësie ndaj vendit nga ana e qeverisjes aktuale e cila e kupton këtë proces jetik thjesht si një përpjekje sipërfaqësore diplomatike duke humbur përditë e më shumë partneritetin në raport me strukturat e BE-së dhe NATO-s
mungesën e një vizioni dhe vendosmërie të forcave politike momentalisht ktyesore për të ecur përpara këto përpjekje të gjithanshme në mandatin e ardhshëm qeverisës
E bindur për karakterin strategjik që ka anëtarësimi në BE i vendit tonë dhe e ndërgjegjshme për faktin se ky anëtarësim nuk do të jepet si bonus për deklarata dhe nuk është shpërblim thjeshtë i përpjekjeve për lobing që mbështetën në premtime të pambajtura me premtimin që të bëjmë realitetin në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore anëtarësimin e plotë të vendit në BE dhe me vizionin ambicioz por edhe realist në të njëjtën kohë për reforma e standarte që e bëjnë vendin të ketë progres duke e sjellë paralelisht më pranë BE-në me filozofinë që garanton partneritetin me BE-në duke iu përgjigjur idesë se duhet të ndryshojmë ne dhe jo BE-ja për t’u anëtarësuar në të në Konventën e saj të parë elektorale LSI-ja angazhohet:
për të dhënë një kontribut thelbësor dhe maksimal në përgatitjet dhe zhvillimin sipas standarteve më të përparuara demokratike ndërkombëtare të zgjedhjeve plotësisht të lira dhe të ndershme si një nder parakushtet themelore për zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik pa të cilin çdo përpjekje për të rritur nivelin institucional të marrëdhënieve me BE-në do të ishte e dështuar;
në frymën e rekomandimeve të përbashkëta të CTF-së dhe Partneritetit Europian të bëjë të gjitha përpjekjet për fillimin zhbllokimin dhe konsolidimin e një procesi të thellë reformash të gjithanshme në fushat kryesore si atë të administratës publike në përmirësimin dhe modernizimin e shpejtë të sistemit fiskal në vend si element i domosdoshëm i realizimit të objektivave parësore në luftën për reduktimin e varfërisë në intensifikimin dhe rritjen e eficensës së shpenzimeve publike dhe në veçanti atyre kapitale në përmirësimin rrënjësor të gjendjes së rendit dhe drejtësisë në vend angazhimin pa kompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet në thellimin e bashkëpunimit rajonal si një përpjekje serioze për të rritur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjërë;
të rikonceptojë natyrën dhe mënyrën e bashkëpunimit me institucionet përkatëse europiane përsa i përket ndihmës komunitare duke synuar që në një kohë sa më të shpejtë t’u afrohemi standarteve të vendeve kandidate duke përmbyllur me sukses projektet në zbatim të financuara nga grantet të ofrojmë të gjithë partneritetin e mundshëm në procesin e Stabilizimit dhe Asocimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe asocimit menjëherë pas fillimit të mandatit të ri qeverisës dhe zbatimin e përpiktë të saj si dhe në hedhjen e hapave të parë në procesin e anëtarësimit në BE nëpërmjet një marrëdhënie të sinqertë profesionale dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.
të kontribuojmë seriozisht në rritjen e kontrollit të kufijve si një nder elementet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar Brenda vendit dhe në rrafsh ndërkombëtar shoqëruar me hapa konkrete në plotësim gradual të kërkesave për lehtësimin e sistemit të vizave me objektivin e liberalizimit të qarkullimit të njerëzve si një arritje që do të pasojë në mënyrë të natyrshme liberalizimin e qarkullimit të mallrave kapitaleve dhe ideve.
0x323030392d30332d3139 REZOLUTA