Fjala në Kuvend mbajtur nga deputeti i LSI

Fjala në Kuvend mbajtur nga deputeti i LSI

Fjala në Kuvend mbajtur nga deputeti i LSI z.Nikollaq Neranxi Neranxi: Vjedhja e trojeve të bregdetit tani një realitet i pakontestueshëm

Ka kaq kohë që në mediat ndërkombëtare dhe së fundi edhe në mediat shqiptare është sjellë informacion për një skandal të fshehur në Jal të Himarës. Zbulimi i përgjegjësisë së personave të palës shqiptare në lidhje me këtë projekt të Bankës Botërore ka për ta cënuar edhe më tepër imazhin e administratës së qeverisë Berisha brenda dhe jashtë vendit. Siç jeni në dijeni disa media prestigjioze si ajo Fox Neës jo vetëm që e mbajnë ende të fokusuar këtë çështje por titullarët e Bankës Botërore kanë iniciuar tashmë një hetim të posaçëm. Gati dy vjet më pare në mënyrë këmbëngulëse si deputet dhe si qytetar me origjinë nga Himara duke patur edhe mbështetjen e forcës time politike LSI kam ngritur zërin dhe kam denoncuar në këtë foltore aferën që po gatuhej me tokat e bregdetit të Himarës. Unë kam denoncuar publikisht së pari kryebashkiakun e Himarës Vasil Bollano si person të implikuar në këtë aferë duke vënë në dispozicion funksionin e tij si i zgjedhur lokal dhe natyrisht edhe duke përfituar mbështetje politike për bëmat e tij. Ky njeri i korruptuar nga koka tek këmbët bënte prishje ndërtesash selektive duke guxuar të çonte rruspat edhe në atë zonë ku ai nuk kishte kopetenca veprimi natyrisht e theksoj i menaxhuar mirë nga një dorë nga lart. Unë jam shprehur me këmbëngulje se me tokat e Himarës po bëhet mashtrim vjedhje përvetësim manipulim fallsifikim po lindin latifondistë të rinj të cilët në mënyrën më absurde u gdhinë një ditë pronarë të disa qindra hektarëve tokë natyrisht të mbështetur mirë nga "fabrika" e prodhimit të dokumentave fallso. Sot këta latifondistë kanë ecur më përpara pasi tokat e vjedhura kanë filluar edhe t'i shesin e kam fjalën për tokat e Jalës dhe të Porto Palermos. Akti barbar i ndodhur në fshatin e Jalit tronditi gjithë opinionin publik të vendit. Goditjet e fadromave qeveritare mbi shtëpitë deri edhe 200 vjeçare të bashkëpatriotëve të mi tmerruan jo vetëm banorët e dëmtuar por çdo qytetarë të këtij vendi. Ai sulm ishte një akt babëzie dhe dëshmon se deri ku mund të shkojë pashpirtësia e personave që duan të gllabërojnë pronën e tjetrit për tu pasuruar për vete. Si njohës i mirë i problematikave të kësaj zone dhe veçanërisht i problemeve që lidhen me pronësinë aty dua të ridenoncoj para jush faktin se këto toka po vidhen shtetërisht. Agjensia Kombëtare e Kthim Kompensimit të Pronave është kthyer në një institucion publik mashtrues dhe sorollatës. Shkoni një çast në dyert e këtij institucioni si në rrethe ashtu edhe tek dy Kullat këtu në Tiranë dhe do të shihni se ç'maskaradë po ndodh atje brenda. Unë e deklaroj me përgjegjësi se korrupsioni më i madh në Shqipëri lidhet me tokat dhe me pronat e pamarra prej pronarëve. Qytetarët pronarë në këtë vend po skllavërohen prej pritjes dhe mashtrimit të administratës së kthimit të pronave. Fakti që në këtë Agjensi drejtuesit ndërrohen çdo gjashtë muaj për mua tregon se sa kompromentueshëm funksionon ky institucion i cili natyrisht është në varësi të posaçme të qeverisë dhe shtetarëve më të lartë të këtij vendi të cilët shumë shpejt do japin llogari për këtë krim të përmasave të jashtëzakonshme në vjedhjen e tokave të trashëguara jo vetëm në zonën ku unë u linda por në çdo cep të Shqipërisë.
0x323030392d30332d3139 FJALIME