09 Intervistë e Liderit të LSI

09 Intervistë e Liderit të LSI

09 Intervistë e Liderit të LSI z.Ilir Meta dhënë për radio BBC gjatë vizitës së tij në Londër ku zhvilloi takime me personalitete të rëndësishme të politikës britanike Meta: Ftoj drejtuesit e PD dhe PS të jenë të hapur për debate elektorale që përmes transparencës qytetarët shqiptarë të bëjnë qartë dallimin midis tre alternativave kryesore në këto zgjedhje
“Ne besojmë se edhe me socialistët që ende janë në PS-në zyrtare do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve pasi kuptohet që kreu aktual i PS-së zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vullnet për bashkëpunimin opozitar”

Z.Meta prej disa ditësh ju ndodheni në Londër ku jeni takuar me personalitete të rëndësishme të politikës së Britanisë. A mund të na thoni çfarë çështjesh të rëndësishme mbizotëruan në këto takime?
Në të gjitha takimet që kam zhvilluar këtu në Londër në mënyrë të veçantë me Ministren për Europën Caroline Flint apo me Kryetarët e Komisionit të Jashtëm dhe të Komisionit për Evropën në Parlamentin Britanik z.Gapes dhe Majkëll Connarty gjithashtu dhe në takimet me personalitete të tjerë si me z.Tony Lloyd Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Laburiste Sekretarin e përgjithshëm të laburistëve dhe shumë personalitete të tjerë përfshirë këtu dhe këshilltarin për Politikën e Jashtme të Kryeministrit Brown z.Stewart Woods diskutimi kryesor ka qenë ai i arritjes së standardeve dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira më 28 Qershor në Shqipëri. Dua të them se shqetësimi që është edhe këtu ka lidhje pikërisht me faktin nëse ekziston vullneti i duhur për të realizuar në kohën e duhur të gjitha standardet që do të garantonin një proces të besueshëm.
Duke qëndruar në këtë pikë sipas jush a do të realizohen këto standarte për të cilat ju po flisni në kohën e duhur?
Ne jemi shumë të shqetësuar se mungon vullneti politik për realizimin e këtyre standardeve. Sepse në rast se do të kishte pasur një vullnet politik jo vetëm tek Kryeministri Berisha tek i cili gjithnjë kemi dyshuar por edhe nga Kryetari i Partisë Socialiste zyrtare z.Rama Kodi zgjedhor duhet të ishte bërë me kohë duhet të ishte bërë në transparencë të plotë dhe gjithë këto procese të tjera qofshin edhe kartat e identitetit do të ishin zhvilluar në kohën e duhur. Fakti që ne jemi kaq të shtrënguar tashmë në kohë për të realizuar shumë detyrime tregon se këto standarde kanë nisur të rrezikohen seriozisht.
Z.Meta si e vlerësoni situatën parazgjedhore tashmë në Shqipëri?
Situata parazgjedhore nuk është ajo e dëshirueshmja për një klimë normale demokratike. Po të kemi parasysh situatat me mediat nuk është një situatë transparente televizione të caktuara janë krejtësisht të kontrolluara ose nga Bashkia ose nga Qeveria. Njëkohësisht po të vëmë re edhe tensioni sa vjen dhe rritet kështu që do të apeloja të gjithë për një klimë më konstruktive sikurse do të apeloja të gjithë mediat për të qenë më transparente në misionin e tyre të informimit të opinionit publik për çdo zhvillim. Njëkohësisht do t’i ftoja të dy drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të jenë të hapur për debate elektorale në mënyrë që përmes transparencës qytetarët shqiptarë të bëjnë qartë dallimin midis tre alternativave kryesore në këto zgjedhje.
Kur është fjala për debat të krijohet përshtypja se niveli i debatit aktual z.Meta është apo do të jetë një ogur jo i mirë për atë që do të ndodhë në finale?
Aktualisht nuk ekziston ndonjë debat sepse po të vini re si z.Berisha apo për fat të keq edhe z.Rama i shmanget një debati të drejtpërdrejtë të ballafaqimit të ideve të vizionit të ballafaqimit të alternativave por kryesisht është zgjedhur rruga përmes elementeve të porositur për të degraduar debatin politik.
Z.Meta ju përmendët pak më parë z.Rama dhe pyetja ime konsiston në faktin se a ka mbetur ndonjë rrugë komunikimi për të gjetur gjuhën e përbashkët me lidershipin e PS-së apo përfundimisht LSI-ja dhe PS-ja do të shkojnë të ndara në zgjedhje?
Midis lidershipit të PS-së zyrtare dhe socialistëve ne bëjmë një dallim esencial sepse ne bashkëpunojmë çdo ditë me socialistët. Pak ditë më parë nënshkruam edhe një marrëveshje për bashkëpunim elektoral me Partinë Socialiste të Vërtetë 91 të drejtuar nga kolegu ynë z.Petro Koçi dhe shumë eksponentë të tjerë socialistë ndër vite. Por njëkohësisht ne besojmë se edhe me socialistët që ende janë në PS-në zyrtare do të bëjmë një marrëveshje pas zgjedhjeve pasi kuptohet që kreu aktual i PS-së zyrtare nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vullnet për bashkëpunimin opozitar dhe kanë qenë përgjegjësit kryesorë të degradimit të Kodit Zgjedhor dhe të situatës që u krijua me grevën e urisë. Ndaj është një nga përgjegjësit kryesorë pas Berishës- ky është i dyti- që mban përgjegjësi për çdo cënim të standardit të zgjedhjeve. Mendoj se sistemi proporcional rajonal nuk përbën ndonjë shqetësim përsa i takon asaj që do të ndodhë pas zgjedhjeve pasi opozita në përgjithësi i ka të gjitha mundësitë që përmes dy koalicioneve të saj të maksimalizojë rezultatin.
Në mos gabohem z.Meta për herë të parë në skenën e politikës shqiptare është regjistruar fenomeni le të themi kështu që anëtarët e njërës parti opozitare p.sh. të Partisë Socialiste të kalojnë në LSI apo anasjelltas. Mund të sjellë kjo ndonjë efekt?
Mendoj se kjo nuk sjell asnjë lloj efekti. Pasi unë besoj se të gjithë ata që vijnë tek LSI-ja vijnë për arsye morale dhe për arsye bindjesh politike. Ndërsa raste tepër sporadike të porositura nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës përmes ofertave korruptuese për individë të dëshpëruar që thjesht synojnë të rregullojnë ekonominë e tyre për momentin jo vetëm nuk përbën ndonjë fenomen por janë raste krejtësisht të shëmtuara që kanë ndihmuar shumë në rigjallërimin e LSI-së kudo ku ato kanë ndodhur. Ne n&eum
l; LSI kemi pritur me mijëra socialistë të paktën në vitin e fundit që kur z.Rama shkeli Kushtetutën e 98-ës pra e kam fjalën për 21 Prillin dhe në rast se do përpiqet përsëri me taktika të tilla korruptive të cilat në fakt synojnë të fshehin panikun e madh të tij për rrjedhjen e jashtëzakonshme që po i ndodh në partinë e tij si rezultat i shkeljes së vlerave dhe traditës të PS-së pastaj ne do të jemi të gatshëm të mbushim sheshin “Skënderbej” me gjithë anëtarët dhe eksponentët e PS-së që kanë ardhur gjatë vitit të fundit në LSI.
Por edhe z.Rama përgjigjet me të njëjtat kundërakuza përafërsisht të ngjashme?
Nuk ka asnjë akuzë të ngjashme sepse ne jemi një opozitë e vërtetë. Unë jam lideri i opozitës në opozitë në kuptimin e vërtetë pasi tek ne njerëzit vijnë për arsye morale sepse unë nuk jam as kryetar bashkie nuk jam Kryeministër nuk ofroj tendera nuk ofroj leje ndërtimi por ofroj besim dhe moral për një ndryshim të politikës në Shqipëri dhe për të mbrojtur vlerat e majta dhe progresiste.
0x323030392d30332d3139