Projekt amendamente të propozuara nga LSI për Kodin Zgjedhor

Projekt amendamente të propozuara nga LSI për Kodin Zgjedhor

Projekt amendamente të propozuara nga LSI për Kodin Zgjedhor Neni 14
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ

1.Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ sipas kësaj procedure

a) Tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë e dytë dhe e tretë e shumicës parlamentare dhe tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare.

b) Kandidaturat e propozuara i paraqiten Kuvendit për miratim.

2.Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ sipas këtij neni zhvillohet në një ditë të vetme

3.Renditja e partive sipas përcaktimeve të këtij neni bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike në zgjedhjet pararendëse për Kuvend.

Neni 29

Përbërja e KZAZ-së

Në pikën 1 fjalia e parë e gërmës “a” të ndryshojë si më poshtë:

1. KZAZ përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari të cilët emërohen nga KQZ sipas procedurës së mëposhtme:

a) tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e dytë dhe e tretë e shumicës parlamentare dhe tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare…

Kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të KZAZ-ve të respektohet dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KQV-ve dhe GNV duke respektuar ndryshimet në nenet 36 dhe 95/2 të këtij Kodi.

Neni 163

Ndarja e mandateve brenda koalicionit

Pika 2 e këtij neni të ndryshojë si më poshtë:

Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm të quajtur pjesëtues duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishin të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përfitohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore si herës merret numri i plotë më i afërt.
0x323030392d30332d3139