16 May Meta: Berisha premton heqjen e vizave me SHBA, amerikanët i kanë hequr vizën me kohë. Koalicioni i majtë është koalicioni më i madh në këto dy dekada të pluralizmit politik në vend

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në qytetin e Kuçovës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në Qarkun e Beratit. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi kandidatët Nasip Naço, Gledjon Rehovica, Selfo Kapllani, Silva Caka, Lefter Kuqo, Valbona Papa, Mimoza Veliko dhe Emiljano Kamsi.
Në fjalën e tij z. Meta tha se, ne jemi vërtetë krenarë që kemi në listën tonë të kandidatëve për deputetë, një prej intelektualëve më të mirë dhe më të shquar të Kuçovës, Selfo Kapllanin, i cili kam bindjen se do të jetë përfaqësuesi juaj në parlamentin e ardhshëm dhe do të flasë në tribunën e kuvendit të ri, ku do të shkojë me votën tuaj pas 23 qershorit. Është shumë e rëndësishme që Kuçova të ketë më në fund vendin që i takon në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ky vend i ka munguar prej kohësh”, tha kryetari i LSI-së.