19 Apr Ralf Gjoni: Podesta manipuloi qellimisht deklaraten e zyrtarit te dept te shtetit J. Moore

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të shpreh shqetësimin tonë të jashtëzakonshëm për lajmin e bërë të ditur nga mediat mbrëmë rreth manipulimit të deklaratës zyrtare të Drejtorit për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, si dhe keqinformimit të bërë nga Kompania e Lobimit “Podesta Group”, e kontraktuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Deklarata zyrtare në faqe e ambasadës amerikane dhe që të gjitha mediat e kanë bërë publike për të gjithë qytetarët shqiptarë thotë: Siç Ambasada jonë e ka bërë të qartë, pavarësisht se jemi njohur me disa shqetësime rreth balancës politike pas formimit të koalicionit paraelektoral, ne besojmë se ekzistojnë argumente të fortë ligjorë që vënë në pikëpyetje mënyrën si votoi Parlamenti më 15 Prill.