18 Sep Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë z. Hellmut Hoffman

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri z. Hellmut Hoffman.
Kryetari i Kuvendit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Ambasadorit Hoffman dhe u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh.
Ambasadori Hoffman e uroi z. Meta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe e siguroi atë për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.