24 Apr Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar. I pranishëm edhe kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta

Meta: Integrimi është një prioritet i panegociueshëm dhe një proces shumë dimensional që kërkon bashkërendimin e shumë forcave
Meta: Ne nuk kemi 15 kandidatë, ne kemi 61 kandidatë dhe të gjithë për ne janë njësoj në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane
Meta: Kandidatët tanë do të zhvillojnë një fushatë pozitive, jo duke u marrë me ato që garojnë përballë tyre, por duke sjellë një vizion të plotë për zhvillimin e bashkive
Meta: Mazhoranca po ecën në rrugën e duhur dhe ka ndërmarrë reforma të rëndësishme që synojnë t'i japin fund informalitetit e të konsolidojnë zbatimin e ligjit.