27 Apr Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët mes strukturat e PS-së e LSI-së në Gjirokastër, ku u bë prezantimi i kandidates së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për bashkinë, znj. Zamira Rami

Ilir Meta: Projekte të reja që janë në proces që tregojnë vëmendjen e jashtëzakonshme që ka qeveria e re për zhvillimin e Gjirokastrës
Meta: Këto projekte janë një avantazh i madh edhe për kandidaten tonë të përbashkët për Zamira Rami në drejtimin e Bashkisë së Gjirokastrës
Meta: Kam besim se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që të përshpejtohen ritmet e transformimit të Gjirokastrës dhe të rriten mundësitë e zhvillimit të saj
Meta: Do të apeloja ndaj të gjithë drejtueseve të institucioneve të jeni shembull i përfaqësimit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane në raport me qytetarët
Meta: Është koha për të kuptuar se pushteti bazohet jo vetëm tek vota që jepet ndaj nesh çdo 4 vjet, por te vëmendja që duhet të tregojmë çdo ditë ndaj problemet të tyre


