06 May Prezantohet kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj

Në një atmosferë entuziaste u prezantua sot në qytetin e Lezhës kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, z. Viktor Tushaj.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës, znj. Monika Kryemadhi, Ministrja e Mbrojtjes , znj. Mimi Kodheli dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim po në qarkun e Lezhës, z. Gjovalin Kadeli.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama theksoi se zgjedhjet për pushtetin lokal nuk janë zgjedhje për të ndryshuar Parlamentin, por për t'i dhënë zgjidhje problemeve të qytetit.







