05 Oct Zjarri në pyllin me pisha në Seman, LSI kallzim penal në Prokurori
Djegia e pyllit me pisha në Seman dy herë brenda nje muaji ka bërë që LSI dega Fier të reagojë me deklaratë të ashpër ku ndër të tjera pohon se duhet të fillojnë hetimet për zjarrëvënie të qëllimëshme dhe nëqoftëse nuk fillojnë do të jetë kjo forcë politike që do ti bëj kallzim penal në prokurorinë e Fierit Bashkisë, ndërmarjes pyjore dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për shpërdorim detyre.
POSTIMI:
Një zjarr ka përfshirë përsëri zonën pyjore në Seman të Fierit.
Flakët kanë përfshirë rreth 6 hektar pisha nënkurorë që ndodhen në këtë zonë.
Ajo që të bën përshtypje është që këtë radhë ka pasur 3 vatra zjarri në vendodhje të ndryshme gjë e cila të bën të dyshosh që zjarrvënia është e qëllimshme.
Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët, duke djegur edhe bimë të reja të pishave.
Ngjarja ka ndodhur 2 herë në harkun kohor të 2 muajëve.
Sipërfaqja e herës së parë bashkë me sipërfaqen e kësaj radhe venë gati 25 hektarë pyll i djegur me pisha nënkurorë.
Zjarrvënia e qëllimshme herën e parë dhe zjarrvënia po e qëllimshme këtë herë nuk ka çuar asnjë person përpara drejtesisë për këtë shkatërrim mjedisor,por dhe asnjë institucion nuk mban përgjegjësi për 2 rastet e përsëritura brenda 2 muajëve.
Mos reagimi i kryetarit të komanduar Armando Subashi,Prefektit të Qarkut Fier Baki Bala,Drejtoria e Pyjeve si dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier të çon në atë që kemi përmendur më parë.
Këta janë bashkpuntorë të këtij krimi mjedisor për të vendosur aty panelet fotovoltaikë që kryetari i komanduar ka menduar të ndërtojë aty.
Në qoftë se Prokuroria nuk vepron për zgjidhjen e kësaj situate dhe vendosjen përpara ligjit të shkaktarëve të këtij krimi atëherë LSI Dega Fier do të bëjë kallëzim penal për të gjitha instancat që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë mushkëri të qytetit te Fierit.