Caka: Votimi i sotëm në Kuvend minoi negociatat me BE

Caka: Votimi i sotëm në Kuvend minoi negociatat me BE

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka shprehet se votimi i njënashëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga PD minoi procesin e negociatave me BE. Në një postim në Facebook, Caka shprehet se Deklarata e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler, shpreh qartë regresin që ka bërë sot vendi.

Postimi i plotë i Silva Cakës në Facebook:

Votimi i sotëm në Parlament, shkeli jo vetëm marrëveshjen e 5 qershorit, por minoi dhe procesin e negociatave me BE-në. Deklarata e mëposhtme është e qartë dhe nuk lë vend për interpretime të tjera. Ju ftoj t’a lexoni! Deklaratë e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.