15 May Ilir Meta: Do t’i japim fund neglizhencës së jashtëzakonshme për infrastrukturën në Berat
“Demagogjia e Kryeministrit aktual lidhur me sukseset e pafundme me rrugët e asfaltuara anembanë vendit përplaset çdo ditë me një realitet të dhimbshëm për shumë qytetarë kudo në të gjithë vendin”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka zhvilluar një sërë takimesh me banorë të këtij qarku, takime në të cilat janë bërë bashkëbisedime për problemet që shqetësojnë komunitetin atje. Në veçanti z. Meta shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen skandaloze të rrugës Berat-Çorovodë, e mbetur e papërfunduar prej vitesh.