Zv. Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Partizani në zonën e quajtur Llonxhë në qytetin e Vlorës

Zv. Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Partizani në zonën e quajtur Llonxhë në qytetin e Vlorës

Zv. Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Partizani në zonën e quajtur Llonxhë në qytetin e Vlorës Zv.Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Partizani në zonën e quajtur Llonxhë në qytetin e Vlorës.  Kjo zonë është e njohur në qytet për problematikat e shumta që ajo ka në infrastrukturë dhe renditet si një nga lagjet më të varfra të qytetit të Vlorës. Në këtë zonë siç u shprehën edhe banorët prej 18 vitesh mungon furnizimi me ujë të pijshëm dhe çezmat e tyre kanë kohë që nuk përdoren më për funksionin normal që duhet të kenë. “ Kanë ardhur të gjithë deputetët apo kryetarët e bashkive këtu tek ne dhe na kanë premtuar se do të na lidhin tubat që të kemi ujë. Unë jam familje dëshmori dhe lagja jonë është një nga më të vjetrat në Vlorë por këtu politikanët kanë ardhur vetëm për të marrë por asnjëherë nuk kanë dhënë asgjë. Ju jeni të vetmit dhe ju lumtë që edhe na keni ndihmuar edhe interesoheni që të na ndihmoni përsëri prandaj mbështetja jonë do të jetë për ju që veproni e jo pë rata që flenë gjumë e vjedhin paratë e popullit – tha Maria një nga të moshuarat e lagjes.
Mbasi ka biseduar me banorët për hallet dhe problemet e tyre dhe ka vizituar edhe tubacionin e ujit të pijshëm z. Pesha ka hyrë edhe në një nga familjet e kësaj zone për të parë nga afër kushtet e jetesës. Brenda ambienteve të shtëpisë ku ai pa kushtet e vështira në të cilën jetonin banorët ai u shpreh për mediat: “Është për të ardhur turp që sot në vitin 2009 një shtet që ka aplikuar për të hyrë në Bashkimin Europian nuk arrin tju ofrojë dot qytetarëve të vet as shërbimin më bazik atë të furnizimit me ujë të pijshëm. Sali Berisha së bashku me deputetet e vet duhet të lënë urgjentisht demagogjinë e tyre moderne dhe ti përulen situatës reale në të cilën e kanë katandisur vendin. Është shumë turp që deputeti I kësaj zone I cili ka qenë edhe ministër I kësaj mazhorancë nuk ka lëvizur asnjë muskul për të mundësuar shtrimin e dy tubacioneve që ju zgjidh juve problemin jetik të ujit të pijshëm. Sic e dini fare mirë ju si gazetarë por besoj edhe shumica e vlonjatëve kjo lagje ka 18 vjet që vuan mungesën e ujit të pijshëm. Sot unë nuk kam ardhur këtu që tju premtoj sërish këtyre njerëzve atë që kanë dëgjuar tju premtohet për 18 vjet me rradhë por jam këtu në emër të LSI për tu zotuar se do të veprojmë përditë kështu që jo vetëm të zgjidhet çështja e ujit të pijshëm që ju të keni mundësi të jetoni normalisht dhe të bëni edhe dush në shtëpitë tuaja por  do të veprojmë cdo ditë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të punësimit dhe varfërisë në këtë zonë nëpërmjet planit tonë për punësimin”. 0x323030392d30352d3038 AKTIVITETE Zv.Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha.JPG 20:18)