Përmbledhje e 103 kërkesave procedurale të pretendimeve për prova të depozituar në GJKKO Shkallë e Parë

Përmbledhje e 103 kërkesave procedurale të pretendimeve për prova të depozituar në GJKKO Shkallë e Parë

Kliko Ketu
Tiranë , më dt. 12 / 11 / 2026

PËRMBLEDHJE E KËRKESAVE E PRETENDIMEVE PËR PROVAT

Kërkues: i pandehuri z. ILIR METAJ , i përfaqësuar e mbrojtur nga Av. Bujar Musta ;

Me objekt: Paraqitja e përmbledhur e pretendimeve dhe kërkesave për prova dhe kundërshtimin e provave , sipas nenit 356 të K. Pr. Penale ;

Drejtuar: Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ;

( Kryetarit të trupit Gjykues z. Erion Bani )

E nderuar Gjykatë !

Sipas kërkesës / orientimit tuaj në seancat gjyqësore dt. 18 / 6 / 2026 dhe dt. 05 / 11 / 2026 ; ju parashtroj në mënyrë të përmbledhur kërkesat dhe pretendimet e mia vijuese , parashtruar verbalisht dhe me shkrim , në seancat gjyqësore ose për llogari të seancave gjyqësore të datave 18 / 6 / 2026 , 24 / 6 / 2026 , 09 / 7 / 2026 , 29 / 7 / 2026 , 10 / 9 / 2026 , 17 / 9 / 2026 , 24 / 9 / 2026 , 01 / 10 / 2026 , 15 / 10 / 2026 , 22 / 10 / 2026 , 29 / 10 / 2026 dhe 05 / 11 / 2026 ;

1). Jam dakord të administrohen , shqyrtohen dhe të diskutohen provat e kërkuara prej prokurorit ( deklaruar prej tij , në seancën gjyqesore të dt. 18 / 6 / 2026 ) , sepse nga shqyrtimi i tyre në tërësi provojnë kundërshtimet e mia për faktet , rrethanat dhe episodet , objekt gjykimi dhe provojnë pafajësinë time ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 /2026 ) .

2). Prokurori kërkon të merren dhe të administrohen , si prova , deklarimet / dëshmia e disa shtetasve shqiptar dhe të huaj ; Edhe unë kërkoj të pyeten dëshmitarët e kërkuar prej Prokurorit ( deklaruar prej tij , po në seancën gjyqësore të dt. 18 / 6 / 2026 ) , sepse çdo dëshmi e tyre objektive e besueshme , rreth pyetjeve të mia , provojnë kundërshtimet e mia për faktet , rrethanat dhe episodet , objekt gjykimi dhe provojnë pafajësinë time ( kërkuar me parashtrimet / kërkesat e mia dt. 23 / 6 / 2026 , për llogari të seancës gjyqësore dt. 24 / 6 / 2026 ) .