Zv.Kryetyari i LSI

Zv.Kryetyari i LSI

” Zv.Kryetyari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi dhe një përfaqësi e LSI takojnë përfaqësuesit e grevës së urisë së Sindikatës së Transporteve Një përfaqësi e Lëvizjes Socialiste për Integrim e kryesuar në Zv./kryetari i LSI-së prof. Pëllumb Xhufi N/kryetarja Filloreta Kodra dhe deputeti Ndre Legisi zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit e grevës së urisë të Sindikatës të Pavarur të Transportit. Gjatë këtij takim zv/Kryetari i LSI-së Xhufi i shprehu grevistëve mbështetje të plotë për realizimin e kërkesave të tyre në mënyrë sa më të shpejtë  dhe greva të jetë sa më e shkurtër.

Në këtë kontekst Xhufi theksoi se“ nëpërmjet inisiativave tona do të sensibilizojmë opinionin publik në mënyrë që të evidentojmë problemin tuaj gjithashtu do t’i kerkojme nje interpelance me Ministrin e Transporteve z.Basha.

Duke shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar prej vitesh në transportin urban Xhufi theksoi se ”shpresoj të realizohen kërkesat që kanë shtyrë 13 shoferët e ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit të futen në këtë grevë urie dhe të ketë vullnet për negocim nga përfaqësuesit e qeverisë që të mund të  lidhet një akt-marrëveshjes ministri-sindikatë dhe bashki-sindikatë”. Githashtu edhe N/Kryetarja Filloreta Kodra dhe deputeti Ndre Legisi shprehën gadishmërin për të mbështetur grevistët dhe që problemi i tyre të marri zgjedhje sa më të shpejtë. Ndërsa Kryetari i grevës së urisë Shefit Iberliu duke vlerësuar përfaqësuesit të LSI-së u shpreh se ”vlerësojmë mbështetjen e dhënë prej drejtuesve të kësaj partie për kontributin e tyre për zgjidhjen sa më shpejtë të këtij problemi.” Gjithashtu Iberliu theksoi se “13 shoferët e futur në grevë urie nuk do të dalin nga kjo grevë pa u plotësuar kërkesat e tyre për lidhjen e akt-marrëveshjes ministri-sindikatë dhe bashki-sindikatë”.

0x323030362d30322d3137 11:27)”