13 Feb Zv.Kryetari i LSI
” Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi bëri sot një deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me lajmin e fundit që dha Berisha për rilançimin e Korridorit 8 duke e quajtur një zhvillim me rëndësi për Shqipërinë Maqedoninë dhe Bullgarinë.
Në deklaratën e tij Xhufi theksoi se deri në vitin 2002 Korridori 8 vazhdoi të konsiderohej si pjesë e sistemit të Korridoreve Paneuropianë dhe në Shtator të atij viti komisionerja për energjinë dhe transportet znj. Lojola Palacio në momentin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Korridorin 8 deklaroi se ky Korridor është pjesë e shtyllës vertebrore europiane.
Por theksoi Xhufi një vit më vonë në vitin 2003 dokumenti Van Miert e nxirrte Korridorin 8 nga prioritetet e financuara të BE-së duke e zëvendësuar me të ashtuquajturën Via Egnatia që nuk përfshin territoret e Shqipërisë Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Projekti i fundit të cilin z.Berisha u mundua ta paraqesë si projekt madhështor jo vetëm që nuk e përfshin Korridorin 8 në sistemin e rrugëve europiane por e kalon atë në projektet që kanë të bëjnë me vendet fqinje siç janë vendet e republikave të ish-Bashkimit Sovjetik apo me vendet e Afrikës Veriore. Ky quhet projekti për paqe dhe zhvillim.
Kështu që Korridori 8 nga një projekt europian deklasifikohet si një projekt jashtëevropian.
Nga ana tjetër Prof.Pëllumb Xhufi kritikoi qëndrimet pasive të Qeverisë Shqiptare në një kohë kur në Evropë dhe në Itali ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë italiane që nuk ka bërë lobingun e duhur për të mbrojtur Korridorin 8.
0x323030352d31322d3135 13:37)”