Zv.Kryetari i LSI-së

Zv.Kryetari i LSI-së

Zv.Kryetari i LSI-së Prof.Pëllumb Xhufi takime në Gramsh Xhufi:  LSI-ja ka mbajtur gjithnjë qëndrime parimore per shkeljet ligjore dhe kushtetuese të kryera nga mazhoranca aktuale si dhe ka kerkuar përgatitje për ndërtimin e një infrastrukturë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale
 
Zv. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof. Pëllumb Xhufi zhvilloi disa takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në rrethin e Gramshit i shoqëruar nga kandidati për deputet në këtë zonë Enver Roshi.
Gjatë takimit me kryesinë e LSI-së në këtë rreth Zv.Kryetari Xhufi u shpreh lidhur me zhvillimet me të fundit politike duke u ndalur posacërisht në qëndrimet parimore që LSI-ja ka mbajtur lidhur me shkeljet ligjore-kushtetuese të kryera nga mazhoranca aktuale dhe me përgatitjet e bëra prej saj për të ndërtuar një infrastrukturë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjithashtu Zv.kryetari Xhufi bëri edhe një pasqyrim të orientimeve nga kryesia e partisë në qendër lidhur me përgatitjet për betejën e re elektorale duke insistuar në intesifikimin e punës së partisë në rrethin e Gramshit për të tërhequr njerëz me sa më shumë reputacion dhe dinjitet në mënyrë që LSI-ja ashtu si edhe në zgjedhjet e kaluara të paraqesë kandidatë që gëzojnë besimin dhe respektin e komunitetit ku bëjnë pjesë.
Ndërkohë gjatë turit të takimeve në rrethin e Gramshit Zv. kryetari Xhufi dhe ish-kandidati për deputet Z. Roshi të shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së LSI-së në këtë rreth morën pjesë në festën e përvitshme në Teqenë e Komjanit. Gjatë festës Xhufi zhvilloi biseda me grupe të veçanta anëtarësh dhe simpatizantësh të LSI-së me përfaqësues të emigrantëve ku u diskutua për problemet aktuale që shqetësojnë vendin dhe politikën shqiptare.
  0x323030362d30392d3032 AKTIVITETE 13:49)