14 Feb Zv/kryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi takon ambasadorin e Hollandës Z Van Vorst ToT Vorst
” Zv/kryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi takon ambasadorin e Hollandës Z Van Vorst ToT Vorst Zëvendëskryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi dhe Sekretari Ndërkombëtar Edmond Haxhinasto pritën sot në një takim pune ambasadorin e Hollandës Z. Van Vorst ToT Vorst. i cili u interesuar për situatën politike në këndëvështrimin e LSI-së si dhe me veprimet e ardhshme që do të ndermeren nga LSI-ja por edhe nga opozita në zgjidhje të kësaj situate. Zv/kryetari i LSI-së Z. Xhufi e informoj ambasadorin për qëndrimin e LSI-së dhe vlerësimin e saj për situatën politike në vend si dhe duke konkluduar se kemi të bëjmë me një emergjenc demokratike ku kemi veprime të hapura të shkeljes së ligjeve nga ana e mazhorancës aktuale e drejtuar nga kryeministri Z. Berisha. Gjatë këtij takimi ai i shpegoi ambasadorit hollandes të gjitha paligjshmërit e veprimeve të mazhorancës në drejtim të zgjedhjes së anëtarit të KQZ-së të miratimit dhe konstituimit KKRT-së dhe të KDRT-së si dhe për regjistrin e përkohëshëm të zgjedhjeve. Në fjalën e tj Xhufi theksoi se këto janë qëndrime të panegociueshme me mazhorancën pasi me të 3 rastet kemi të bëjmë me shkelje të ligjit dhe me veprime të një anshme të mazhorancës. Ndërsa Sekretari Ndërkombëtar Edmond Haxhinasto nga ana e tij e njohi ambasadorin Z. Van Vorst ToT Vorst me filozofin e qeverisjes së kryeministrit Berisha i cili synon të ketë shumicën në të gjithë institucionet e pavarura ku sipas tij gjoja kështu mund të sigurohet një qeverisje më e mirë. Më pas Z. Xhufi e informoj ambasadorin në lidhje me veprimet e ardhshem të opozitës të cilat do të jenë në koordinim të plotë me partit e tjera të opozitës duke pasur si qëllim rritjen e presionit politik mbi Z. Bersisha dhe mazhorancën e tij për ta kthyer atë në legjitimitet për ta kthyer atë në zbatimin e ligjit. 0x323030362d30382d3131 AKTIVITETE 13:48)”