14 Feb Zv.Kryetari i LSI-së
” Zv.Kryetari i LSI-së prof.Pëllumb Xhufi takime me strukturat drejtuese të LSI në Dibër dhe Bulqizë Xhufi kërkoi nga të gjithë strukturat vendore që të evidentojnë shqetësimet që kanë dhe këto të bëhen pjesë e programit që LSI do të ketë për zgjedhjet e pushtetit vendor
Zv.Kryetari i LSI prof.Pëllumb Xhufi zhvilloi sot një takim me struktura drejtuese të LSI në qytetin e Peshkopisë. I shoqëruar edhe nga Kryetari i Këshillit Ankimor pranë LSI Rexhep Ballmi dhe ish-kandidati i LSI në Bulqizë Sulejman Muça zhvilluan takime edhe në Bulqizë dhe në komunat e Shupenzës dhe të Zerqanit.
Gjatë këtyre takimeve zv.Kryetari i LSI Xhufi u njoh dhe vlerësoi punën e bërë nga strukturat dhe forumet drejtuese në LSI në këtë rreth. Ai kërkoi që të intensifikohej puna për përgatitjen e fushatës elektorale. Duke e vënë theksin në përzgjedhjen e kandidaturave të LSI për kryetarë dhe këshilltarë të bashkive dhe të komunave Xhufi theksoi se ata duhet të jenë përfaqësuesit më me vlerë të LSI pasi do të jenë edhe konkretizimi i programit të LSI për qeverisjen vendore. Ndërkaq përsa i përket programit Xhufi kërkoi nga të gjithë strukturat vendore që të evidentojnë shqetësimet që kanë dhe këto të bëhen pjesë e programit që LSI do të ketë për zgjedhjet e pushtetit vendor.
Ndërkaq drejtuesit e LSI u njohën edhe me axhendën që veprimet që do të ndërmerren nga LSI në degën e Peshkopisë.
0x323030362d31302d3135 AKTIVITETE 14:1)”