Zv.Kryetari i LSI

Zv.Kryetari i LSI

Zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi takim me qindra banorë të njësisë nr.5 në Tiranë

Xhufi: Shqiptarët besojnë te programi i LSI që është vërtetë një program tepër i përpunuar i detajuar dhe që ka pikat më të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit

LSI organizoi një takim me qindra banorë të njësisë nr.5 për të prezantuar Planin për Veprim të LSI që garanton nxjerrjen e vendit nga kriza dhe shqiptarët nga varfëria për ti futur ata përfundimisht në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqenies. Në këtë takim merrte pjesë dhe Zv.Kryetari i LSI që është kandidat i LSI në këtë njësi prof.Pëllumb Xhufi. Qytetarët e pranishëm në këtë takim shprehën mbështetjen e tyre energjike për LSI dhe besimin tek Plani për Veprim si programi më real dhe i vetmi që mund të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Duke marrë fjalën në këtë takim Zv.kryetari Xhufi u shpreh se sapo përfunduam një javë elektorale ku forcat e ndryshme politike përfshirë dhe LSI kanë shfaqur programin e tyre para votuesve shqiptarë. Por ajo që është përshtypja dhe bindja e njerëzve është se programi i LSI i paraqitur përpara shqiptarëve është vërtetë një program tepër i përpunuar i detajuar që ka pikat më të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Këto pika nevralgjike përcillen dhe nga forcat e tjera politike por pa arritur të japin ato zgjidhje që ne kemi dhënë për fusha të tilla siç është punësimi që LSI e ka prioritet. Ne kemi shpallur që do të hapim 100 mijë vende të reja pune duke treguar dhe mënyrat rrugët dhe mjetet si do të realizohet ky synim i madh. Veç të tjerash do reduktojë edhe varfërinë.
Më pas Xhufi u shpreh se “ne kemi shpallur një program të tërë të detajuar me një cikël të plotë për bujqësinë shqiptare e cila është dhimbje e madhe e ekonomisë tonë është sektori që sot e kësaj ditë përfshin pjesën më të madhe të popullsisë por që ka mbetur në një gjendje primitive. Të braktisur nga shteti e copëtuar dhe e fragmentizuar është bujqësia në mijëra e mijëra ekonomi të vogla të pafuqishme të pambështetura të cilat nuk arrijnë jo vetëm të japin prodhim për bujqërit por nuk japin edhe prodhim as për qytetin.
Shqipëria për fat të keq është vendi që importon pjesën më të madhe të produkteve blegtorale dhe bujqësore. Rreth 700 milion euro është bilanci i importimeve të produkteve bujqësore dhe blegtorale që rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve.
Ne kemi një plan  të tërë të detajuar një cikël të mbyllur që nga prodhimi e deri  në shitjen e prodhimeve bujqësore e deri në përpunimin e tyre duke  hapur një zinxhir të tërë impiantesh të përpunimit industrial të përpunimit blegtorale dhe bujqësore i cili do të punësojë dhe do të vejë në eficencë bujqësinë tonë. Këto janë probleme që ju i keni parë dhe në programin që ne kemi dëgjuar edhe gjatë konventës elektorale.
Ndaj Xhufi ftoi të gjithë shqiptarët që të votojnë LSI sepse është forca që vërtetë mendon për qytetarët dhe do të qëndrojë gjithnjë afër halleve dhe shqetësimeve që ata do të kenë. 

0x323030392d30362d3037 20:9)