16 Feb Zv. Kryeministri Meta vizitë në qytetin e Lezhës
Zv. Kryeministri Meta vizitë në qytetin e Lezhës
Zv. Kryeministri Meta zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Lezhës ku inauguroi rrugën e re të lagjes “Skënderbej” me një investim prej 33 milion lekësh. Ky investim i përbashkët i Bashkisë së Lezhës dhe i Qeverisë është në vazhdën e shumë investimeve të tjera në infrastrukturën e këtij qyteti. Zv. Kryeministri inauguroi së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës z. Viktor Tusha përfundimi e punimeve të kësaj rruge.
Më pas z. Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI të Lezhës në Pallati e Kulturës. Ky takim u bë me rastin e 6 vjetorit të krijimit të degës së LSI në qytetin e Lezhës.
Kryetari i LSI gjatë fjalës së tij u ndal në objektivat kryesore të punës së qeverisë pas suksesit të liberalizimit të vizave me BE.
Punësimi dhe lufta kundër varfërisë janë sfidat e sotme të qeverisë shqiptare.
Duke u ndalur në procesin e liberalizimit të vizave Meta theksoi se “kjo është një ngjarje e madhe historike e cila ka një kontribut të fuqishëm dhe konkret nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim”.
Gjithashtu jam shumë krenar u shpreh Meta që në një vit të vështirë për çështjen e Kosovës ne arritëm të gjithë së bashku në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera që çështja e Kosovës të dalë fituese edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mënyrë që edhe për pjesën tjetër të kombit të ketë një të ardhme të sigurt evropiane.
Në mënyrë që Ballkanit përfundimisht të jetojë në paqe dhe në integrim. “Sot pas një viti besoj se çështjet tona kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike-sociale të lezhjanëve dhe të gjithë shqiptarëve. “Nuk pretendojmë tha ai që këto gjëra mund t’i bëjmë në një ditë e as në një vit. Ne e dimë që progresi social kërkon përkushtim dhe energji nga ana e të gjithëve. Të qeverisë të pushtetit vendor të komunitetit të forcave më aktive që nuk kënaqen me atë që jetojnë por që aspirojnë një të ardhme më të ndritur për veten dhe fëmijët e tyre.” tha Meta.
Duke siguruar të pranishmit Zv. Kryeministri Meta theksoi se “ne do të jemi një lokomotivë në këtë aspiratë të shqiptarëve për të përmirësuar standardet ekonomike dhe shoqërore. Jam dakord me shumë shqetësime të ngritura këtu edhe nga baza por dua t’ju siguroj se edhe në detyrat qeveritare që do të thotë edhe si Ministër i Ekonomisë unë do të bëj gjithçka në mënyrë që resurset që ofron Lezha të funksionojnë me kapacitete të plota.
Në përfundim Meta u shpreh se” politika jonë nuk është ajo e largimit të shqiptarëve por e angazhimit të tyre për të ndërtuar Shqipërinë evropiane e cila nuk mund të ndërtohet as brenda një dite dhe as brenda një viti por e cila mund të ndërtohet çdo ditë me angazhimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve të përgjegjshëm dhe atdhetarë”.
0x323031302d31302d3234 New_Image.JPG 12:27)