15 Feb Zhvillohet tryeza e takimit të faktorëve politikë të së majtës. Të pranishëm në takim
Zhvillohet tryeza e takimit të faktorëve politikë të së majtës. Të pranishëm në takim Kryetari i LSI z.Ilir Meta Ish-Kryetari i PS z.Fatos Nano dhe Kryetari i PSV’91 z.Petro Koçi
Meta: Vullneti im dhe i LSI ka për qëllim bashkëpunimin në radhë të parë për mbrojtjen e standarteve të zgjedhjeve në 28 Qershor dhe koordinimin e të gjithë faktorëve të majtë për fitoren sa më bindëse dhe të sigurt të opozitës në tërësi dhe të majtës progresiste në zgjedhjet e 28 Qershorit
Meta: I gjithë projekti ynë është integrues dhe në këtë drejtim ftesa mbetet e hapur dhe besoj se si në të kaluarën edhe në të ardhmen z.Rama do të jetë pjesë e projekteve tona integruese
—
Iniciativa e liderit të LSI z.Ilir Meta për të mbledhur në një tryezë faktorët e majtë institucionalë dhe tradicionalë për të koordinuar përpjekjet me qëllim largimin e Berishës dhe fitoren e së majtës është realizuar sot në orën 12.00 në Hotel Tirana. Kryetari i LSI z.Ilir Meta Ish-Kryetari i PS z.Fatos Nano dhe Kryetari i PSV’91 z.Petro Koçi u takuan sot së bashku për më shumë se një gjysëm ore. Në përfundim të takimit dhe pas konsultimit të të gjithë faktorëve politikë të pranishëm u konkludua me një qëndrim të përbashkët;
Deklaratë e përbashkët e Kryetarit të LSI z.Ilir Meta ish-Kryetarit të PS z.Fatos Nano si dhe Kryetarit të PSV’91 z.Petro Koçi
Sot kur pak ditë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve të 28 Qershorit me përgjegjësinë se këto zgjedhje janë vendimtare për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në aspektin e plotësimit të standardeve si vend anëtar i NATO-s por dhe për integrimin e saj në BE;
duke vlerësuar se qeverisja aktuale nuk jep asnjë garanci për organizimin e procesit zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe as në suksesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;
duke evokuar edhe një herë traditën e të majtës progresiste shqiptare që kurdoherë ka ditur të vendosë interesat e vendit mbi ato të grupimit të individëve në kuptimin se sfida dhe përgjegjësia e opozitës dhe të majtës është më historike se kurrë objektivi i saj i përbashkët largimi i Sali Berishës mund të realizohet me përpjekjet e përbashkëta dhe me koordinimin e të gjithë faktorëve politikë të saj
ne shprehim vullnetin politik për angazhimin e të gjithë kontributeve të së majtës progresiste për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm ndërprerjen e diversionit të forcave të majta ndaj njëra –tjetrës vendosjen e një bashkëpunimi sa më të gjerë midis partive të majta dhe progresiste për arritjen e objektivit kryesor: largimin e Sali Berishës dhe qeverisjes së tij të dështuar krijimin e frymës së opozitës në fitoren e së majtës progresiste.
Ftesa për t’u bashkuar rreth këtij vullneti politik mbetet e hapur edhe për përfaqësuesit e tjerë të majtë që nuk janë sot të pranishëm me shpresën të kuptojnë se ky nuk është thjeshtë vullneti ynë politik por edhe i të gjithë elektoratit të majtë që pret të shikojë largimin e Sali Berishës dhe fitoren e së majtës shqiptare në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Deklarata e liderit të LSI z.Ilir Meta
Dua të konfirmoj edhe një herë tjetër vullnetin tim dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të bashkëpunuar në radhë të parë për mbrojtjen e standarteve të zgjedhjeve në 28 Qershor pasi këto standarte janë seriozisht të rrezikuara nga Qeveria aktuale dhe Kryeministri në largim z.Berisha dhe së dyti për të krijuar një frymë sa më optimiste përmes një koordinimi të të gjithë faktorëve të majtë për fitoren sa më bindëse dhe të sigurt të opozitës në tërësi dhe të majtës progresiste në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kjo nuk është iniciativa e parë iniciativa të tilla janë bërë edhe më parë nga ana jonë. Kjo është një ftesë e cila mbetet hapur dhe shpresojmë që të gjithë të reflektojë dhe të kuptojnë se e majta e ka patur forcën e saj tek integrimi dhe jo tek përjashtimi. Së dyti bashkëpunimi dhe koordinimi për mbrojtjen e standardeve të zgjedhjeve të 28 Qershorit është mëse i domosdoshëm dhe në këtë drejtim unë bëj apel gjithë strukturave të LSI dhe të PS dhe gjithë forcave të tjera opozitare të koordinojnë në bazë të koordinojnë në komisionet e qendrave të votimit të qendrave të numërimit që të mbrohen në mënyrë sa më efikase standardet e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
Deklarata e ish-Kryetarit të PS z. Fatos Nano
Siç kam bërë të ditur paraprakisht kam mirëpritur ftesën për këtë takim prandaj jam këtu. Për shkaqe që lidhen në mënyrë organike dhe të njohura me gjithë karrierën time politike angazhimi im në vite në spektrin e majtë dhe në krye të PS ka qenë dhe mbetet bashkërendimi i kontributeve bashkimi i së majtës reformimi dhe mbetja e saj konkurruese për shkak të kontributeve të ndryshme natyrisht në përgjigje të vullnetit që edhe sot është mesazhi më i fortë që vjen nga elektorati të zgjedhësve për ta parë të majtën gjithmonë të bashkuar dhe në progres. Periudha e bashkëjetesës që ka karakterizuar edhe kontributet tona në pluralizëm na sjell mesazhin e nevojës së pranimit të të ndryshmit dhe të bashkërendimit të kontributeve për një qëllim të përbashkët që del mbi çdo interes tjetër rrjedhimisht nga një gabim i vogël. Interesi për të larguar rregjimin aktual përmes votës së lirë me 28 Qershor i cili u rikthye në drejtimin e vendit aksidentalisht për shkak të përçarjes 4 vjet më parë më vjen mirë që më propozojnë kolegët që jo vetëm ndërmorën këtë iniciativë por që vazhdojnë të jenë të vendosur dhe të hapur për të punuar për një front opozitar të së majtës progresiste të bashkuar ndaj regjimit të vjetër të Berishës. Unë besoj se nëse je politikan i përgjegjshëm nuk mund t’i përgjigjesh iniciativave të tilla në mënyrë foshnjarake nuk mund të neglizhohet një përpjekje që është në ADN-në e
së majtës në një kohë kur edhe moda politike e kohës të çon në referenca Obama-Hillari Klinton por megjithatë Obama dhe Hillari Klinton punojnë së bashku ndërsa mungesat në këtë tryezë mesa duket lidhen me një histori të qartë dhe të strukturuar që mban të përçarë të majtën. Më në fund desha të theksoj në mënyrë të veçantë se nuk i kam ndërprerë takimet me socialistët dhe mesazhi shqetësues që vjen nga të katër anët e territorit të Shqipërisë është pikërisht mbështetja dhe çuarja përpara e kësaj lloj fryme dhe bashkëpunimi midis liderëve të së majtës. Unë jam këtu edhe në emër të socialistëve dhe shpresoj se liderët e radhës do kuptojnë përpara dhe pas 28 Qershorit nuk mund të ndërtohet një karrierë me përçarje nuk mund të ndërtohet asnjë e mirë e vendit në gjendjen e foshnjërisë të sotme politike.
Fjala e kryetarit të PSV ’91 Petro Koçi
Partia Socialiste e Vërtetë ’91 dhe unë si Kryetari i saj e kam mirëpritur këtë iniciativë e cila tenton për bashkimin e përpjekjeve të gjitha forcave të së majtës për të realizuar në radhë të parë një proces me standarde ndërkombëtare për zgjedhjet në vijim dhe një përbashkim i të gjitha përpjekjeve për të realizuar një rezultat fitues në këto zgjedhje për të majtën. Zgjedhjet janë në rrezik dhe përballë këtij rreziku unë mendoj se çdo faktor i përgjegjshëm duhet të reagojë në frymën e bashkëpunimit dhe me frymën e dialogut. PSV’ 91 ka lëshuar edhe më parë thirrje për mirëkuptim paraelektoral mes të gjithë faktorëve politikë socialistë dhe mendoj se ky takim i sotëm është një fillim i mbarë jo vetëm për të rritur optimizmin mes gjithë socialistëve dhe progresistëve për rezultatin zgjedhor jo vetëm për të rritur pjesëmarrjen pa mungesa të të gjithë socialistëve të PS LSI dhe PSV’91 por edhe për të hedhur bazat e mirëkuptimit për bashkëqeverisjen e nesërme 4- vjeçare. Mendoj se kjo tryezë mbetet e hapur dhe unë bëj thirrje për reflektim të gjithë faktorëve tek e majta është koha për të ndërprerë edhe diversionin dhe për të kapërcyer historitë e përçarjes të së majtës. Mendoj se objektivi i vendit për një qeverisje ndryshe dhe objektivi i gjithë socialistëve nxjerrja e Sali Berishës në mënyrë përfundimtare në pension kërkon patjetër jo vetëm një reagim të përgjegjshëm por edhe aktiv në ndërprerjen e mesazheve përçarëse dhe përjashtuese dhe në ndërtimin e një fushate përbashkuese të një fushate që nxit optimizmin e fitores së socialistëve ndaj Sali Berishës.
Pyetje-Përgjigje:
Z.META si komentoni deklaratën e z. Rama ”shyqyr që z. Meta u kujtua për largimin e Berishës”?
Meta: Jam këtu se e ndjej përgjegjësinë historike të momentit në radhë të parë të garantimit të standarteve të zgjedhjeve të 28 Qershorit që janë seriozisht të rrezikuara tashmë sipas prononcimeve edhe të lidershipit të PS-së. Ilir Meta ka kërkuar i pari largimin dhe dorëheqjen e Berishës dhe bashkimin e gjithë opozitës për ta larguar Berishën menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit. Ju e dini shumë mirë se kjo gjë nuk ndodhi. Megjithatë unë përsëri apeloj ndaj përfaqësuesve të PS të reagojnë me pjekuri me përgjegjësi dhe me konstruktivitet sepse duhet hequr dorë një herë e mirë nga bastet personale. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin e karrierës së secilit prej nesh apo të atyre që mungojnë këtu bëhet fjalë për stabilitetin e vendit bëhet fjalë për fitoren e opozitës dhe të majtës progresiste bëhet fjalë për të mbushur atë mision historik që e majta e ka ndërmarrë prej një kohe të gjatë duke nxjerrë mësime nga e kaluara. Përsëri apeloj edhe në këto pak ditë që kanë mbetur deri në 28 Qershor që të ketë reflektime në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe kjo ftesë vazhdon të jetë e hapur. Vetëm fryma e integrimit i shkon për shtat një të majte europiane që mund të bëjë një Shqipëri evropiane sepse fryma e arrogancës e përjashtimit dhe e cinizmit nuk japin asnjë kontribut pozitiv për suksesin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe për suksesin e të majtës dhe forcave progresiste në 28 Qershor dhe pas 28 Qershorit.
Z.NANO do përfshiheni në fushatën e LSI apo PSV ’91?
Ju e dini që unë nuk kandidoj dhe nuk jam pjesë e fushatës apo ballafaqimit midis subjekteve elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit. Ju falënderoj që më jepni mundësinë të them pse jam këtu për shkak se pjesa dërrmuese e socialisteve me të cilët vazhdoj të ndaj aktive politike kërkojnë bashkëpunimin përballë interesit më të madh që ekziston si sfidë për të ardhmen