14 Feb Zgjidhet sipas parimit "Një anëtar-Një votë"
” Zgjidhet sipas parimit “”Një anëtar-Një votë”” kandidati i LSI për Kryetar Bashkie në Lushnje Vasili: LSI do të drejtojë me transparencë pushtetin vendor
Sot u zhvillua votimi në degën e LSI-së së Lushnjës sipas parimit "Një anëtar një votë" për zgjedhjen e kandidatit të LSI për Kryetar Bashkie të Lushnjës.
Procesi i votimit filloi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 16:00 ku morën pjesë rreth 85 për qind e anëtarëve të degës së LSI-së në qytetin e Lushnjës. Konkurimi zhvillohej me emra alternativë ku në garë ishin emra të njohur të degës së LSI-së Albert Sanxhaku sipërmarrës dhe Spartak Hoxha. Pas numërimit të votave anëtarët e LSI së qytetit të Lushnjës kishin votuar me shumicë kandidatin Albert Sanxhaku. Për të ndjekur nga afër këtë proces votimi dhe respektimin e gjithë parimeve statutore të LSI-së ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili dhe anëtarët e kryesisë Spartak Braho dhe Sokol Dervishaj. Duke përshëndetur këtë proces transparent votimi për zgjedhjen e kandidatit të LSI për Bashkinë e Lushnjës Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili theksoi se me të njëjtën transparencë që u zhvillua ky proces votimi opozita e bashkuar do të drejtojë dhe pushtetin vendor. Pasi shprehu kënaqësinë që procesi ishte i rregullt dhe transparent ai theksoi se konkurime të tilla forcojnë jo vetëm LSI-në por edhe opozitën në tërësi.
0x323030362d31312d3134 AKTIVITETE 15:14)”