15 Feb Zëdhënësi i LSI Ralf Gjoni i përgjigjet Edi Ramës: Gjuha staliniste e Edi Ramës kundër të gjithëve
Zëdhënësi i LSI Ralf Gjoni i përgjigjet Edi Ramës: Gjuha staliniste e Edi Ramës kundër të gjithëve dhe në vecanti kundër LSI-së na forcon bindjen në drejtesinë e vendimit tonë për të hyrë në koalicion me PD-në.
Gjoni: LSI do të punojë fort për të përfaqësuar votën e saj në pushtet si dhe votën e të gjithë socialistëve që nuk mund t’i përfaqësojë më Edi Rama.
LSI: Psikoza skizofrenike e diktatit është larg çdo modeli demokratik dhe të civilizuar politik në Evropë. Rizgjedhja e tij në krye të PS e përcan edhe me tej të majtën.
Deklarata per shtyp nga zyra e LSI:
Ralf Gjoni – Zedhenes i SI
Edi Rama demostroi dje në kongresin e Partisë Socialiste me fjalimin e tij skizofrenik fytyrën e qartë të një kryetari të papërgjegjshëm të cilit i ka dështuar hesapi i tij personal dhe që nuk i digjet barku për Shqipërinë shqiptarët dhe interesat e gjera të tyre.
Degradimi i lidershipit te PS-së dhe gjuha staliniste e Edi Ramës dje kundër të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë kunder LSI-së na forcon bindjen në drejtësinë e vendimit tonë për këtë koalicion të rëndësishëm dhe historik me PD-në për të garantuar stabilitetin e qeverisjes së vendit dhe suksesin e reformave që bashkojnë Shqipërinë me Evropën.
Në vend që t’u kerkonte falje të gjitheve për dëmet që i ka sjellë kushtetutës kodit zgjedhor dhe gjithë procesit demokratik të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme Edi Rama zgjodhi gjuhën e dëshpërimit të papërgjegjshmërsisë kombëtare dhe të fabrikimit të alibisë së tij personale.
Me gjuhën provokuese të një keqbërësi ordiner ai provoi edhe një herë që e urren të majtën dhe se interesat e të gjithë mbështetësve të Partisë Socialiste ai i sheh vetëm si një trampolinë për të mundësuar realizimin e një pushteti mafioz absolut dhe të një diktature personale pakufi.
Gjuha e shëmtuar e frymëzuar nga psikoza e diktatit shumë larg çdo modeli demokratik dhe të civilizuar politik në Evropë ishte provë se vota e shqiptarëve në 28 Qershor ka shpëtuar vendin nga një i ç`ekulibruar nga kapja e pushtetit prej një individi të rrezikshëm i cili kërkon me çdo kusht destabilizim e vendit kaosin dhe rrëmujën vetëm e vetëm se ai dështoi në sipërmarrjen e rrezikshme për grabitjen e votës në shërbim të interesave të ngushta personale.
LSI njeh më mirë se kushdo tjetër se si i papërgjegjshmi Rama i cili pati paturpsinë të fliste për blerje njerëzish presione dhe intimidime gjithëfarësh ka qenë intrepretuesi me i zi i tyre në dëm të LSI-së i mbështetur edhe nga segmente kriminale e platforma mediatike të kapura tërësisht prej tij.
Shqiptarët dhe në veçanti të majtët e vërtetë e kuptuan dje se duhet të ndahen një herë e mirë nga filozofia e këtij të sëmuri mendor i cili pasi vodhi gjithçka në Tiranë së bashku me delexhinjte e tij bashkiakë të shplarë nga identiteti moral dhe ai profesional kërkonte të fuste në xhepin e tij mafioz të gjithë Shqiperinë. Sot është e qartë se ç’donte të thoshte Edi Rama me shprehjen e tij elektorale “do t’a bëj gjithë Shqiperine siç bëra Tiranën”.
Socialistët kanë kuptuar qartazi dje se kongresi i betonuar ashtu si Tirana si dhe diktati i ushtruar prej kryetarit të tyre ndaj funksionimit të demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste tregon se rizgjedhja e Edi Ramës në krye te saj i shërben vetëm përçarjes së mëtejshme së të majtes dhe na shton bindjen se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar një përgjegjshmëri të lartë kombëtare në vendimet e saj pas-elektorale. LSI do të punojë fort për të përfaqësuar votën e saj si dhe votën e të gjithë socialistëve që nuk mund t’i përfaqësojë më Edi Rama në një bashkë-qeverisje të integrimit europian dhe do të vërë në shërbim të interesave të gjera të qytetarëve shqiptarë gjithë talentin forcën dhe largpamësinë e saj politike.
Pyetjes nga gazetarët rreth bashkëpunimit të kërkuar prej Ramës me 5 anëtarët e LSI (Xhufi Klosi Brokaj Legisi e Muci) Gjoni i përgjigjet se 'LSI ka struktura zyrtare ka një kryesi ka një kryetar i cili është mandatuar nga shumica dërrmuese e konventës së jashtëzakonshme për të negociuar me PD-në për bashkëqeverisje gjatë 4 viteve të ardhshëm dhe për të garantuar suksesin e reformave që do cojnë Shqipërinë më afër Evropës'.
Pyetjes se Rama të paktën po kërkon bashkëpunim Gjoni i përgjigjet se 'Pas krimit elektoral të orkestruar prej tij dhe strukturave kriminale nën diktatin e tij tashmë është tepër vonë për Edi Ramën të kërkojë bashkëpunim me LSI-në. Ai kërkon të shkatërrojë dhe të krijojë kaos ndërsa ne do të veprojmë në shërbim të interesave të gjera të qytetarëve shqiptarë'.
0x323030392d30382d3331 09:49)