17 Feb Z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Z. YE Hao
Posted at 22:36h
in Archived Articles
” Z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Z. YE Hao
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Shkëlqesinë e Tij Z. YE Hao.
Z. Meta bëri një prezantim të prioriteteve kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe theksoi se Republika Popullore e Kinës është një partner shumë i rëndësishëm dhe i vecantë për Shqipërinë duke e falenderuar Ambasadorin njëkohësisht për kontributin e Kinës gjatë viteve të fundit.
Në këtë kuadër z. Meta nënvizoi se për shkak edhe të lidhjeve tradicionalisht miqësore mes popujve dhe qeverive tona jemi në një moment kyc të konsolidimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare.
Ambasadori YE Hao pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm të LSI-së në jetën politike dhe institucionale të Shqipërisë si dhe rolin personal të z. Meta në vite për marrëdhëniet mes dy vendeve vuri në dukje se prioriteti kryesor i punës së tij do të jetë forcimi i shkëmbimeve ekonomiko-tregtare si edhe ai i shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore.
Ambasadori YE Hao theksoi se populli kinez e ndjen fort miqësinë e ngrohtë të popullit shqiptar dhe se rritja e numrit të turistëve kinezë por edhe e interesit të investitorëve privatë do të jetë një kontribut i çmuar i Kinës për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në të ardhmen.
0x323031322d30332d3132 AKTIVITETE Z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Z. YE Hao.jpg 17:37)”