Z. Ilir Meta hedh përsëri në gjyq gazetën La Republica

Z. Ilir Meta hedh përsëri në gjyq gazetën La Republica

” Z. Ilir Meta hedh përsëri në gjyq gazetën La Republica

Deklarate: Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun.
Z. Ilir Meta hedh përsëri në gjyq gazetën La Republica
Do ta nisim këtë konferencë për shtyp duke bërë me dije 3 vendimet e Gjykatave italiane të cilat dënojnë gazetën italiane La Republica me 50000 euro për t’iu paguar z. Ilir Meta për shpifje ndaj personit të tij si dhe detyron këtë gazetë të kërkojë falje publike të botojë vendimin e Gjykatës si dhe të paguajë të gjitha shpenzimet legale të seancave gjyqësore.
Kam këtu para jush të 3 vendimet atë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Romës atë të Gjykatës së Apelit si dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës së Kasacionit të këtij viti. 
Kjo gazetë jo-serioze e cila është dënuar edhe më parë për shpifje dhe manipulime ka guxuar përsëri të fabrikojë një të ashtuquajtur intervistë të z. Ilir Meta me qëllim interesash të luftës së brendshme politike në Itali. 
Dua të konfirmoj se Z. Meta jo vetëm që nuk e ka dhënë apo autorizuar një intervistë të tillë por një personi që e ka telefonuar atë në emër të gazetës këtë javë i ka bërë të qartë se do të pranonte të jepte një intervistë për La Republica vetëm pasi kjo e fundit të kishte botuar vendimin e Gjykatës që dënon gazetën. 
Për shkak se kjo gazetë ka shpifur sërish gjatë ditëve të fundit Z. Meta do të angazhojë një studio ligjore në Romë për të hapur një proces tjetër gjyqësor ndaj gazetës La Republica.
Me këtë rast dua të konfirmoj edhe një herë në emër të z. Meta se drejtuesi i gazetës L’Avanti z. Lavitola të cilin sikurse ka deklaruar më parë z. Meta e njeh prej kohësh si përfaqësues të medias italiane ka qenë i pranishëm në një konferencë shtypi gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Romë ashtu si edhe shumë gazetarë të tjerë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z. Frattini është përshëndetur me z. Lavitola ashtu si me shumë gazetarë të tjerë italianë dhe shqiptarë në hollin e ambjenteve të konferencës. 
Makinacionet dhe fabrikimet e segmenteve të caktuara për të manipuluar të vërtetën me qëllim dëmtimin e figurës së z. Frattini janë të papranueshme për z. Meta pasi z. Frattini ka dhënë një kontribut të vecantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO për liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët duke qenë njëkohësisht arkitekt i Udhërrëfyesit të këtij procesi të rëndësishëm.
Ndaj z. Meta ndjehet i detyruar ta ndjekë gazetën La Republica ligjërisht për shpifje ndaj personit të tij pranë Gjykatave italiane. 
Tashmë është e qartë për opinionin publik në të dy anët e Adriatikut se biznesi i përgjimeve është bërë gjithnjë e më fitimprurës për qarqe të caktuara.
Z. Meta do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të hapur e miqësore me të gjithë përfaqësuesit e mediave si në Shqipëri në Itali apo më gjerë.
 

0x323031312d31302d3231 Ardit Cela.jpg 13:24)”