16 Feb Xhixhos
Xhixhos sa më shumë të investojmë në sport aq më pak na duhet të investojmë në shëndetësi
E ftuar nga Federata e Hipizmit Erisa Xhixho ka ndjekur me kureshtje këtë aktivitet dhe në fund duke i dhuruar kupën fituesit të garës Xhixho ka folur me të pranishmit që pas 8 majit në drejtimin e saj të kësaj minibashkie dhe me kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha do të ketë më shumë hapësira sportive dhe aktivitete të tilla.
Duke shpalosur programin e saj për njësinë bashkiake nr. 5 Xhixho u shpreh se “sporti është një fushë e rëndësishme të aktivitetit shoqëror që nuk ka vetëm vlera të mirëfillta sportive e argëtuese por që ka një ndikim të madh edhe në planin edukativ shëndetësor e ekonomik të vetë shoqërisë sonë.
Për këtë arsye zhvillimi i sportit u shpreh ajo është në vëmendjen tonë të vazhdueshme duke forcuar jo vetëm institucionet e veçanta sportive por duke përkrahur dhe zhvillimin e sportit në veçanti sikurse është ky aktivitet i sotëm sepse sipas saj ne jo vetëm kontribuojmë për një shoqëri më të shëndetshme por gjithashtu ne investojmë dhe për një shoqëri më sociale.
“Ne kemi mundësitë dhe energjitë për të realizuar një zhvillim intensiv të sportit duke nxitur zhvillimin e tij edhe nëpërmjet rritjes së kompetencave të pushtetit lokal ku pas 8 majit me një kryetar të si bashkie sikurse është z. Basha do ketë një përkujdesje të shumëfishuar për terrenet sportive aktiviteteve sportive nxitjen dhe përkrahjen e të rinjve dhe talenteve që merren me sport.
Sipas Xhixhos sa më shumë të investojmë në sport aq më pak na duhet të investojmë në shëndetësi sepse shoqëria jonë bëhët më e shëndetshme.
Në përfundim të kësaj gare fitues dolën; Xhafer Lami Gazmer Brahimi Oliver Lefthan.
0x303030302d30302d3030 Erisa Xhixho gara e hipizmit.jpg 14:5)