14 Feb VLERËSIME NDAJ PROJEKT-PLATFORMËS SË PARTISË SOCIALISTE PËR BASHKEPUNIMIN E OPOZITËS DHE PROPOZIMET E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM
VLERËSIME NDAJ PROJEKT-PLATFORMËS SË PARTISË SOCIALISTE PËR BASHKEPUNIMIN E OPOZITËS DHE PROPOZIMET E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM Konsiderata të përgjithshme
• Projekt-Platforma e Partisë Socialiste për bashkëpunim përfaqson një reflektim të ri të saj ndaj partive të tjera të opozitës në përgjithësi e ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim në veçanti. Si e tillë ajo përbën një zhvillim pozitiv e të mirëpritur.
• Meriton vlerësim fakti që në këtë dokument bashkëpunimi mes partive të opozitës kërkohet të ndërtohet mbi vullnetin dhe angazhimin e gjithseicilit për arritjen e objektivave politikë konkretë që janë të rëndësishëm sa për opozitën aq edhe për interesat e vendit në përgjithësi.
• Të tillë veçohen objektivat për kryerjen e një reforme reale zgjedhore; për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme si rruga e vetme për rivendosjen e legjitimitetit të kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve që burojnë prej tij; për bashkëpunimin në funksion të fitores së opozitës në zgjedhjet vendore; për fitoren në zgjedhjet e parakohshme e ndërtimin e një koalicioni të fortë qeverisës; për përshpejtimin e ritmeve të integrimit evropian e euro-atlantik të vendit.
• Vlerësojmë angazhimin e PS në këtë projekt-platformë për t’u ndarë nga skema zgjedhore të llojit të “Dushkut” që deformuan e deligjitimuan në mënyrë të pashëmbullt institucionet e shtetit me zgjedhjet e 3 korrikut.
• Ne nuk vlerësojmë se humbja e së majtës në 3 korrik ishte një aksident matematik.
• Një sërë faktorësh e përcaktuan këtë humbje: abuzimi me pushtetin për qëllime personale e klienteliste ngritja në sistem e korrupsionit kapja e shtetit nga monopolet dhe interesa te dyshimta deformime të demokracisë deri në nivelin e zgjedhjeve rritja e varfërisë dhe polarizimi i shoqërisë demoralizimi e humbja e perspektivës për njerëzit e sidomos për rininë vonesat dhe kompromentimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të mungesës së vullnetit politik për përmbushjen e reformave.
• Ne gjykojmë që në kushtet e sotme ështe e domosdoshme që e majta të shprehë qëndrime e motivime të reja. Ajo duhet të ndërtojë një raport të ri me njerëzit të rifitojë besimin e elektoratit të majtë e më gjërë duke shpallur e demonstruar një moral e një angazhim të ri duke u ndarë njëherë e mirë nga problemet e abuzimet që karakterizuan qeverisjen e kaluar.
• Në këtë kuptim e majta duhet të demonstrojë pa ekuivoke një vendosmëri e një vullnet të plotë politik për të luftuar korrupsionin që për më tepër përbën një kusht kryesor që i është venë Shqipërisë për integrimin euro-atlantik të saj. Kjo çështje duhet të gjente trajtim më prioritar e në termat e duhur në projekt-platformën e Partisë Socialiste. Formulimi aktual: “Të distancohemi pa asnjë ekuivok nga fenomenet e korrupsionit duke mos ushtruar asnjë lloj presioni politik ndaj sistemit të drejtësisë…” është i papërshtatshëm dhe krijon pikërisht ekuivokun e marrjes nën mbrojtje të sistemit të drejtësisë që është identifikuar si një nga hallkat më të dobta e më të korruptuara të sistemit shtetëror në Shqipëri.
• Ne gjykojmë gjithashtu se duhet shpallur si një prioritet i përbashkët i partive të opozitës fuqizimi dhe modernizimi i shtetit i ekonomisë dhe i shoqërisë shqiptare nëpërmjet kryerjes së reformave. Vetëm pasi të bëjmë këtë ne jemi të besueshëm si opozitë që të denoncojmë të ashtuquajturat reforma të qeverisë Berisha të cilat udhëhiqen nga qëllimi i goditjes së kundërshtarëve dhe i vendosjes së kontrollit politik në çdo segment të shtetit.
• Bie në sy fakti që projekt-platforma e PS e përvijon rolin e opozitës si një faktor kryesisht refuzues e kundërshtues ndaj qeverisjes aktuale. Një gjë e tillë jep shkas për ta stigmatizuar këtë qëndrim të saj si një qëndrim negativist të paragjykuar.
• Ne mendojmë se në këtë platformë bashkëpunimi të opozitës duhet të evidentohet qartë edhe dimensioni reformues e konstruktiv i saj pa të cilin nuk mund të ndërtohet një alternative e besueshme dhe fituese.
• Ne shprehim bindjen se një bashkëpunim luajal mes partive të opozitës parakupton njohjen e veçorive dhe të identitetit të gjithsecilit. Ai do të jetë i suksesshëm afatgjatë dhe i qëndrueshëm në rast se do të bazohet në respektin ndaj vlerave kontributeve dhe potencialeve të secilës forcë politike.
• Levizja Socialiste për Integrim platformën e bashkëpunimit të opozitës nuk e shikon si një mënyrë makavieliste për rikthimin në pushtet të së majtës por si një detyrim të së majtës për të reflektuar ndaj misionit të papërfunduar të integrimit europian të Shqipërisë
OBJEKTIVAT E PLATFORMES SE BASHKEPUNIMIT
1- Qëndrimi dhe angazhimi i përbashkët për zgjedhje të lira të drejta dhe të ndershme si themeli i demokracisë faktori kryesor për stabilitetin politik
në vënd dhe kusht i domosdoshëm për integrimin europian.
Në funksion të realizimit të këtij qëllimi madhor palët bien dakort:
• Të mbështesin c’do inisiativë ligjore për reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri që synon të sanksionojë rregulla të drejta kushtetuese e ligjore të pranueshme për të gjitha palët;
• Të paraqesin në një kohë sa më të shkurtër një paketë të përbashkët propozimesh në Kuvëndin e Shqipërisë që të përfshijë:
– pranimin e nje sistemi zgjedhor që i jep fund pa asnjë ekuivok fenomenit të trafikimit të votave nga forcat politike (Dushkut);
– përfaqësimin e të gjitha forcave politike parlamentare n&
euml; komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve e grupet e numërimit të votave;
– ndryshimin apo përmirësimin e procedurave të numërimit të votave;
– hartimin e regjistrit të zgjedhësve dhe përgatijen e kartave të identitetit në një kohë sa më të shpejtë;
– njohjen dhe garantimin praktik të së drejtës kushtetuese të votimit për të gjithë emigrantët shqiptarë;
• Të kërkojnë në Kuvëndin e Shqipërisë ngritjen urgjente të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore sipas një formule ku të garantohet pjesmarrja e të gjitha forcave politike palë në këtë marreveshje;
• Të koordinojnë të gjitha qëndrimet e partive politike të këtij grupimi në komisionin e posacëm parlamentar të reformës zgjedhore dhe në diskutimet në parlament mbi këtë reformë.
2- Fitore e opozitës në zgjedhjet vendore.
Fitorja e opozitës së bashkuar në zgjedhjet vendore përbën provën e parë më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi hapin e parë në aksionin politik për rikthimin në pushtet të shumicës së shqiptarëve.
Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi palët bien dakort:
• Të konkurojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor me një program elektoral që duhet të nenshkruhet nga të gjitha partite jo më vonë se 4 muaj nga dita e zgjedhjeve vendore;
• Të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor me kualitetet më përfaqësues me integritet politik e moral që gëzojnë mbështetjen e komuniteteve vendore ku do të shërbejnë e pranohen nga të gjitha palët në këtë marrëveshje;
• Të angazhohen me ekspertët përkatës të të gjitha fushave në përgatitjen e platformave të përbashkëta të zhvillimit për të gjitha zonat e vëndit ku të adresohen cështjet më thelbesore e të paraqitet alternativa e opozitës mbi problemet më jetike të komuniteteve të këtyre zonave e në vecanti: politikat për zbutjen e varfërise; uljen e taksave; mbështetjen e shtresave në nevojë; zhvillimin e infrastrukturës publike; mbështetjen e biznesit të vogël e të mesëm dhe prodhimit vendas; zhvillimin e arsimit dhe sistemit shëndetësor;
• Të ndajnë përgjegjësitë në konkurimin për kryetar bashkie e komune në funksion të transparencës së plotë me opinionin publik e konkretizimit të frymës së re të partneritetit larg satelitizmit të vjetër klientelist në funksion gjithashtu edhe të maksimizimit të rezultatit të përbashkët elektoral nëpërmjet angazhimit të plotë e të menjëhershëm të të gjithë strukturave partiake përkatëse të të gjitha niveleve;
• Raportet e përfaqesimit të partive politike në zgjedhjet për pushtetin vendor duhet të reflektojne peshën reale të forcave politike duke mos marrë për bazë rezultatet e denatyruara të Megadushkut.
• Raportet e përfaqësimit pranuara prej palëve janë si më poshtë:
Të reflektuara në zona konkrete sipas hartës elektorale që i bashkëngjitet kësaj platforme;
• Të organizojnë një fushatë elektorale të përqëndruar e të koordinuar që garanton efektivitetin maksimal të të gjitha kapaciteteve njerëzore e materiale të këtyre forcave politike.
3- Realizimi i zgjedhjeve të përgjithshme politike të parakohshme në vitin
2007 dhe fitorja e opozitës në këto zgjedhje.
Partitë politike të opozitës bien dakort se parlamenti aktual është produkt i një procesi zgjedhor të deformuar që nuk reflekton aspak vullnetin e zgjedhësve shqiptare e si i tillë s’mund të ketë legjitimitetin e duhur për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.
Kompromisi i mazhorancës me opozitën në vitin 2002 për zgjedhjen e Presidentit me konsensus politik si kompensim për minidushkun e zgjedhjeve të vitit 2001 nuk i dhanë fund këtij fenomeni i cili nga një fenomen lokal në 2001 u kthye në një fenomen kombëtar në zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 përmes procesit famëkeq të megadushkut.
Zgjedhjet e përgjithshme në 2007 përbëjnë sfidën kryesore politike të opozitës së bashkuar për të rivendosur legjitimitetin e parlamentit dhe institucineve që burojnë prej tij
Për këtë gjë palët angazhohen:
• Në përgatitjen e një programi të plotë politik të përbashkët në funksion të këtyre zgjedhjeve në të cilin të pasqyrohet qartë e pa asnjë ekuivok distancimi i plotë i këtij grupimi nga të gjitha fenomenet negative të qeverisjes socialiste që cuan në humbjen e 3 Korrikut. Ky distancim duhet të jetë i prerë mbi të gjitha nga korrupsioni galopant e konflikti i interesave nga kapja e shtetit e klientelizmi nga monopolet e abuzimi me pushtetin;
• Në përgatitjen e një programi politik të përbashkët që sanksionon:
– Realizimin e reformave të domosdoshme politike të cilat i hapin vëndit perspektivën e integrimit europian të vëndit;
– Luftën e ashpër dhe pa kompromis kundër krimit të organizuar e trafiqeve;
– Luftën e ashpër dhe pa kompromis kundër korrupsionit e konfliktit të interesave;
– Luftën kundër varferisë;
– Luftën kundër monopoleve e garantimin e konkurrencës së lirë;
– Reformimin e plotë të sistemit gjyqësor;
– Reformimin e sistemit të taksave në vend dhe krijimin e lehtësirave fiskale për biznesin e vogël e të mesëm;
– Modernizimin e sistemit arsimor e shëndetësor në vënd;
– Rishikimin e politikave sociale etj.
• Në bazë të rezultateve të seicilës parti politike në zgjedhjet vendore të përcaktohen në mënyre konstruktive e transparente jo më vonë se 5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme politike raportet përkatëse të përfaqësimit ;
• Të koordinojnë të gjitha hapat e nevojshëm politike dhe organizative për fus
hatën elektorale të zgjedhjeve të përgjithëshme 2007 mbi bazën e një marrëveshje të vecantë në kohën e duhur;
• Të realizojnë marrëveshje politike transparente paszgjedhore që respektojnë rigorozisht performancën elektorale të seicilëes force politike dhe garantojnë stabilitet politik realizim të programit të përbashkët politiko-elektoral e sukses të qeverisjes në realizimin e reformave që kërkon zhvillimi dhe integrimi europian i vëndit.
0x323030362d30342d3132 11:26)