15 Feb Vendim i Konventës Kombëtare të Jashtëzakonshme të LSI
Vendim i Konventës Kombëtare të Jashtëzakonshme të LSI Duke vlerësuar me përgjegjësi të lartë politike rezultatin e zgjedhjve të 28 Qershorit dhe nevojën për të krijuar një qeverisje me bazë të gjerë që t’u shërbejë gjithë shqiptarëve;
Me bindjen se situata ekonomike dhe politike në vend kërkon evitimin e krizave politike apo të zgjedhjeve të reja të parakohshme;
Me mirëkuptimin e përbashkët për t’u angazhuar dhe realizuar një proçes reformimi real të sistemit tonë institucional dhe zgjedhor për të konsoliduar demokracinë dhe shtetin e së drejtës;
Me përgjegjësinë e realizimit të detyrimeve kombëtare për të përshpejtuar proçesin e integrimit evropian dhe veçanërisht realizimin e lëvizjes së lirë të shtetasve;
Për të ndikuar pozitivisht në zbutjen e polarizimit ekstrem social si rezultat i politikës konfliktuale;
Konventa Kombëtare e Jashtëzakonshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Vendosi:
Të miratojë pjesmarrjen në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike si fituese e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.
Të mandatojë Kryetarin e LSI z.Ilir Meta të negociojë me Kryetarin e Partisë Demokratike z.Sali Berisha për krijimin e koalicionit qeverisës.
0x323030392d30372d3037 23:04)